KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama: Shqipëria është vend i vogël, por e gatshme të ndihmojë Ukrainën
Rajon

Rama: Shqipëria është vend i vogël, por e gatshme të ndihmojë Ukrainën

KosovaNewss
KosovaNewss 19:22 -10/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori pjesë të enjten në “Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës 2025” në Romë, një forum kyç ky ndërkombëtar dedikuar mbështetjes dhe rindërtimit të Ukrainës pas pasojave shkatërruese të luftës. Në mbërritje, Kryeministri Rama u prit nga homologja italiane, Giorgia Meloni.

Ky samit i rëndësishëm, i mbështetur nga liderë botërorë, përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, synon të koordinojë ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të Ukrainës.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama theksoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për të mbështetur Ukrainën në këtë periudhë sfiduese dhe për të kontribuar në procesin e rindërtimit të vendit.

Ai e nisi fjalimin e tij me një notë shaka, duke iu referuar fjalëve të kryeministres italiane, Giorgia Meloni se “të gjitha rrugët të çojnë në Romë” dhe duke komplimentuar Italinë për mikpritjen.

Rama vuri në dukje se megjithëse Shqipëria është një vend i vogël me burime modeste dhe nuk ka fuqi për të ndryshuar rrjedhën e fushëbetejës, ajo do të qëndrojë krah për krah me Italinë dhe partnerët evropianë, duke ofruar mbështetje kudo dhe kurdo që Ukraina të ketë nevojë.

Duke iu përmbajtur premtimit për një fjalim të shkurtër, Kryeministri theksoi se shumëçka ishte thënë dhe do të thuhej nga folësit e tjerë, por dëshironte të ndante një mesazh thelbësor:

“Megjithatë dua të ndaj me ju në këtë qytet që jo shumë kohë më parë i dha lamtumirën një njeriu të madh paqeje, që quhej Papa Françesku, që ndërkohë që mbështesim Ukrainën të luftojë e po kështu të rindërtohet, ne duhet të bëjmë maksimumin që të mos e lëmë paqen në rreshtin e dytë të mendimeve tona.”

Ai paralajmëroi kundër ndarjeve brenda shoqërive demokratike për çështjen e paqes dhe theksoi se Komuniteti Evropian nuk është “luftënxitës”.

Rama u shpreh qartë se Ukraina nuk është agresorja dhe se askush jashtë kufijve të Evropës demokratike nuk duhet t’i japë leksione mbi paqen apo luftën. Ai pranoi se nuk ka një formulë magjike për paqen dhe se “të flasësh për paqen nuk e ndal luftën, e as nuk e bën Vladimir Putinin një paqedashës.”

Në përfundim, kryeministri Rama shprehu bindjen se ndërsa Evropa po bën gjithçka që është e nevojshme për të mbështetur Ukrainën, ajo nuk do të jetë mjaftueshëm e fortë për t’i dhënë fund luftës pa një plan të fuqishëm, kurajoz dhe tërheqës për paqen.

“Paqja është e vetmja e ardhme për të cilën mund të flasë Evropa,” përfundoi Rama, duke cituar fjalët e ndjerë të Papa Françeskut në Romë, “ndjej praninë jo të së shkuarës, por të së ardhmes.”

Gjithashtu lexoni:

Meta kërkon në Kushtetuese lirimin nga burgu

Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Rama sërish gjunjëzohet para Melonit (VIDEO)

Kosovarët ankohen për gjobat që i marrin në Shqipëri

Tensione në Theth, një gruaje i bie të fikët gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë

KosovaNewss 10/07/2025 10/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Mbappe kritikohet për mungesë të angazhimit në mbrojtje
23:04 -10/07/2025
Një person hidhet nga kati i katërt i një ndërtese në Prishtinë
22:48 -10/07/2025
Prishtina mposhtet me rezultat të thellë në ndeshjen e parë ndaj Sheriff Tiraspolit
21:57 -10/07/2025
Theo Hernandez nënshkruan me Al Hilal
21:25 -10/07/2025
“Ekskluzivet” e gazetarit Adriatik Kelmendi po dalin të jenë ekskluzivisht lajme të rreme, Kurti në takim të përzemërt me të dërguaren e OKB-sê
21:23 -10/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?