KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama shkarkon edhe Drejtorin e Transformimit
Politikë

Rama shkarkon edhe Drejtorin e Transformimit

Kosova News
Kosova News 13:08 -06/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Gëzim Kastrati ka njoftuar përfundimin e mandatit të tij në krye të Drejtorisë së Transformimit në Komunën e Prishtinës.

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Kastrati ka deklaruar se ky ishte vendim i kryetarit Përparim Rama, pas formalizimit të koalicionit me partitë tjera në Prishtinë.

Kastrati bëri të ditur se angazhimi i tij në institucionet komunale përfshiu një vit si këshilltar në kabinetin e kryetarit dhe një vit e gjysmë si drejtor, periudhë gjatë së cilës, sipas tij, u nisën projekte të rëndësishme transformuese për qytetin.

Në fund të mandatit, ai falënderoi Ramën për besimin.

“Mirënjohje për Kryetarin Perparim Rama për mundësinë e dhënë për të kontribuar në vizionin e tij për Kryeqytetin ku edhe garuam nën ngjyrat e  LDK të mbështetur nga Kryetari Lumir Abdixhiku dhe ekipi i Kryeqytetit. Qytetarët votuan qartë, për Transformimin e Qytetit”- ka shkruar Kastrati, të mërkurën, më 06.05.2026.

Kastrati u shpreh se projektet e nisura kishin për qëllim përmirësimin e funksionalitetit të qytetit dhe afrimin e Prishtinës me standardet e qyteteve bashkëkohore. Ai shtoi se një pjesë e projekteve tashmë janë përfunduar, ndërsa të tjerat pritet të realizohen në vazhdim

Në fund të mandatit, ai falënderoi Ramën për besimin.
“Mirënjohje për Kryetarin Perparim Rama për mundësinë e dhënë për të kontribuar në vizionin e tij për Kryeqytetin ku edhe garuam nën ngjyrat e  LDK të mbështetur nga Kryetari Lumir Abdixhiku dhe ekipi i Kryeqytetit. Qytetarët votuan qartë, për Transformimin e Qytetit”- ka shkruar Kastrati, të mërkurën, më 06.05.2026.

Kastrati u shpreh se projektet e nisura kishin për qëllim përmirësimin e funksionalitetit të qytetit dhe afrimin e Prishtinës me standardet e qyteteve bashkëkohore. Ai shtoi se një pjesë e projekteve tashmë janë përfunduar, ndërsa të tjerat pritet të realizohen në vazhdim.

Gëzim Kastrati u emëruar në krye të Drejtorisë së Transformimit në fundin e mandatit të parë të Përparim Ramës.

Ndërkaq, në mandatin e ri, ai dhe pjesa tjetër e kabinetit, përfshirë nënkryetarët e komunës, nuk u prezentuan asnjëherë zyrtarisht nga kryetari Rama. 
Të martën, më 05.05.2026, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar arritjen e një koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ndërkaq, sot (06.05.2026), Rama ka konfirmuar finalizimin e një bashkëqeverisjeje të re në kryeqytet me disa subjekte politike

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ai bëri të ditur se bashkëqeverisja përfshinë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismën Socialdemokrate, Lidhjen për Prishtinën dhe së fundmi Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në anën tjetër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mohuar koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në Komunën e Prishtinës.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një prononcim para mediave, ka vazhduar të insistojë se LDK nuk ka arritur koalicion me PDK-në në Prishtinë.

Ai tha se për këtë ka biseduar edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, dhe të dy janë dakorduar se nuk kanë koalicion mes dy partive në Prishtinë.

Në këtë drejtim, Rama ka shkarkuar deri më tani së paku tre drejtorë nga radhët e LDK-së, dhe ka filluar të emërojë drejtorë komunalë zyrtarë të PDK-së.

Shkëmb Manaj, në orët e mbrëmjes të së martës, më 05.05.2026, ka njoftuar për përmbylljen e mandatit të tij si nënkryetar i Komunës së Prishtinës.

Ai u shpreh  se nuk mund të vazhdojë të ketë raport të mirë me ata që nuk kanë raporte të mira me partinë e tij, LDK-në

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Vullneti i popullit të përkthehet në institucione funksionale

Kurti mbledh ministrat në detyrë

Deputetja britanike: Serbia i ka mbështetur personat që e kryen sulmin në Banjskë

Abdixhiku u reagon Muhaxherit dhe Ahmetit: Si nuk u ngopën kurrë?!

Edhe dega e LDK-së në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kosova News 06/05/2026 06/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
few clouds
19° _ 18°
86%
Wed
27 °C
Thu
29 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Policia sekuestron arsenal armësh në Podujevë, dyshohej se do të dërgoheshin në Gjermani
10:08 -24/06/2026
Kurti: Vullneti i popullit të përkthehet në institucione funksionale
10:00 -24/06/2026
Sot nis gara e çiklizmit, paralajmërohen kufizime në autostradën “Arbër Xhaferi”
09:46 -24/06/2026
MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve
09:27 -24/06/2026
Kurti mbledh ministrat në detyrë
09:13 -24/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?