KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama në Bruksel, Rutte: Shqipëria gjithmonë do e ketë mbështetjen tonë
Rajon

Rama në Bruksel, Rutte: Shqipëria gjithmonë do e ketë mbështetjen tonë

Kosova News
Kosova News 10:36 -17/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Shqipëria është një aleate besnike, e cila “po mban një peshë më të madhe se ç’i takon”, tha të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Përpara takimit dypalësh, ai pati një konferencë paraprake me kryeministrin Edi Rama, i cili ndodhet në Bruksel në vijim të Konferencës VI Ndërqeveritare për çështjen e anëtarësimit në BE.

Rutte e quajti Ramën një “mik personal” dhe vlerësoi kontributet e Shqipërisë në aleancën ushtarake të Atlantikut Verior.

“Shqipëria këtë vit do të përmbushë kriterin e 2-përqindëshit të shpenzimeve për mbrojtjen, që është një angazhim shumë i mirë. Shqipëria ka marrë përsipër ta zhvillojë industrinë e vet ushtarake, gjë që është e rëndësishme, sepse neve na duhet që e gjithë NATO-ja të ketë një industri mbrojtjeje të fortë. Po ndihmoni shumë me Ukrainën, për shembull, përmes komandës tonë në Wiesbaden, ku kemi një delegacion shqiptar, me trajnimet gjuhësore, me pilotët e avionëve luftarakë, me teknikët. Pra, po bëni shumë kur vjen puna te Ukraina. Jashtë Shqipërisë po merrni pjesë në forcat tokësore të huaja, në Letoni, në Bullgari; jeni aktivë në Kosovë me KFOR-in. Pra, po mbani një peshë më të madhe se ç’ju takon. Ne e dimë që NATO-ja mund të ketë besim te Shqipëria dhe ju e dini që Shqipëria gjithmonë do të ketë mbështetjen e NATO-s,” theksoi Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake.

Nga ana e tij, kryeministri Rama nënvizoi se Shqipëria është gati të bëjë edhe më shumë kur vjen puna te sektori i mbrojtjes. Ai kujtoi portin ushtarak që po zhvillohet në Porto-Romano dhe sesi vendi mund të përfitojë nga programi i BE-së për forcimin më tej të gatishmërisë ushtarake. Programi SAFE hyri në fuqi këtë vit dhe megjithëse parashikon marrjen e kredive vetëm nga shtetet anëtare të BE-së, mund të jetë me dobi edhe për shtetet kandidate, si Shqipëria, që janë zotuar për partneritet me Bashkimin Europian në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Duam të bëjmë më shumë! Tani kemi lançuar rilindjen e industrisë tonë ushtarake. Jemi shumë entuziastë për të diskutuar me ju punën e mëtejshme që duhet të bëjmë për të ngritur portin ushtarak kompleks në Porto-Romano. Jemi këtu për të folur bashkë edhe sesi të aksesojmë programin SAFE të Bashkimit Europian, që në terma sigurie shkon përtej perimetrit të vendeve të NATO-s dhe mund të jetë ndihmë edhe për vendet e NATO-s në Europë,” u shpreh Rama/ rtsh

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 17/09/2025 17/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?