KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama në Bruksel: Duhet të kesh nerva mjaft të forta për t’u marrë me BE-në
Politikë

Rama në Bruksel: Duhet të kesh nerva mjaft të forta për t’u marrë me BE-në

Kosova News
Kosova News 18:33 -25/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mori pjesë ditën es otme në forumin “Global Gateëay Forum 2023”, në Bruksel, së bashku me liderë të tjerë nga e gjithë bota.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë shqiptare theksoi se Shqipëria një vend që rrethohet nga kufijtë e BE-së, po ende nuk është BE, por sipas tij “vetëm E, pa B”.

Më tej ai u shpreh se Shqipërisë i është dashur të bashkëjetojmë me një lloj ndjenje izolimi, që sipas tij ka bëre që “të jemi ndjerë gjithmonë sikur ishim të dënuar të ishim qytetarë të dorës së dytë të këtij kontinenti”.

“Nuk mendoj se ka pasur ndonjë Komision më përpara, së paku mesa kujtoj, që i është dashur të merret me një rrjedhë kaq të pabesueshëm ngjarjesh, nga pandemia deri tek agresioni rus në Ukrainë dhe pak javë më parë me mizorinë, dëshmitarë të së cilës qemë të gjithë, në Izrael.

Nga ana tjetër, më duhet të them që të gjitha këto ngjarje kanë ndihmuar për ta formësuar punën e Komisionit në një mënyrë që ka qenë mjaft e dobishme, sidomos për ata të cilët janë ndjerë të lënë mënjanë më parë. Ashtu siç mund të dëshmojnë miqtë tanë afrikanë apo të tjerë, edhe ne mund ta dëshmojmë.

Unë vij nga një vend që quhet Shqipëri që është pjesë e një rajoni i cili quhet Ballkan. Ballkani Perëndimor i thonë, e që rrethohet nga kufijtë e BE-së por ne nuk jemi BE, jemi vetëm E, pa B!

Na është dashur të bashkëjetojmë me këtë, me një lloj ndjenje izolimi, jo në kuptimin e tmerrshëm me të cilin ky term shfaqet në kujtesë, por në një mënyrë të tillë që jemi ndjerë gjithmonë sikur ishim të dënuar të ishim qytetarë të dorës së dytë të këtij kontinenti dhe kjo ka ndryshuar dhe po ndryshon dita-ditës”, u shpreh kryeministri.

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?