KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama: Mbajtja e tre policëve kosovarë në Serbi është e pajustifikueshme, nuk kanë bërë asnjë krim
Siguri

Rama: Mbajtja e tre policëve kosovarë në Serbi është e pajustifikueshme, nuk kanë bërë asnjë krim

KosovaNewss
KosovaNewss 12:23 -16/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se është e domosdoshmë që tre policët kosovarë të lirohen dhe të kthehen sa më parë në shtëpi. Ai ka thënë se mbajtja e tyre në Serbi është e pajustifikueshme.

Rama në një konferencë të përbashkët me homologun e tij hungarez, Viktor Orban, ka thënë se pavarësisht se ku janë kapur, ata duhet të kthehen në shtëpi.

“Është imediate nevoja, domosdoshmëria, urgjenca që tre policët e Kosovës të kthehen në shtëpi. Përtej pretendimeve që janë kapur këtu apo atje apo janë marrë këtu, për të cilat KFOR-i nuk do të japë konkluzion publik por do të depozitojë dosjen përkatëse në NATO, është e qartë që në të gjitha rastet efektivët nuk kanë asnjë krim, edhe nëse supozohet se kanë shkelur vijën e kufirit, ka vetëm një përgjigje, kthimin e tyre në shtëpi”, ka thekuar Rama.

Sipas tij plani i paqes është në tryezën e dialogut e dialogut.

“Ne jemi përkushtuar për ta bërë të mundur, po përdorim kanalet e mundshme. Zgjidhja e përbashkët është zgjidhja e ofruar nga bashkësia euroatlantike me pikat e qarta dhe të palëvizshme siç e shikoni dita ditës. Ajo që është me rëndësishme për interesin tonë është që paqja është në tryezë, dokumenti i marrëveshjes është në tryezë dhe mundësia historike është në tryezë për të mbyllur një kapitull të gjatë dhe të dhimbshëm, dhe për ta bërë Kosovën një vend të njohur ndërkombëtarisht edhe nga Serbia”, ka shtuar Rama.

Sipas tij kjo mundësi mund të humbet. “Është kaq e madhe kjo rëndësi, këto të tjerat janë produkt i një devijimi tërësisht të panevojshëm nga fokusi. Sot bashkësia euroatlantike i ka dhënë Kosovës mundësinë e artë dhe propozimi i mbështetu nga BE e SHBA është gjëja më e mirë që mund ti ndodhë Kosovës. Unë nuk kam eksperiencën e kryeministrit por besoj që mund ta them me plot gojë se ajo marrëveshje dhe kjo mundësi s’është e thënë të jetë aty përgjithmonë, situatat, dinamikat mund të ndryshojmë dhe mund të hyjmë një tjetër kohë që nuk mund të kemi zgjidhje. Të tjera mund të jenë pilula ekzaltime për ata që e identifikojnë veten si patriotë në luftëra imagjinare dhe sjellin zhgënjim dhe larg qoftë, humbje të mundësisë”, ka deklaruar Rama.

Ai ka thënë se janë angazhuar për lirimin e policëve.

“Ajo që mund të them unë është ajo që thashë, që nga sekonda e parë ne jemi angazhuar në të katërta anët në të gjitha kanalet e mundshme për lirimin e punonjësve të policisë. Kjo është e rëndësishme në nivelin politik dhe në nivelin e marrëdhënieve por nuk ka asnjë rëndësi për tre burra që janë sot larg shtëpisë së tyre e që duhet të kthehen menjëherë pastaj debati që ishin këtej pak andej e konkluzionet përkatëse mund të vazhdojmë. Me rëndësi është që ata nuk mund të mbahen për shkelje kufiri, duhet të kthehen në shtëpitë e tyre. Nuk kanë bërë asnjë krim edhe sikur të jenë kapur në të dyja anët, shkelje kufiri do te thotë kthehu pas, mbajtja e tyre është e pajustifikueshme nëse vazhdon përtej ditës së sotme, është e pajustifikueshme që në fillim por sot ata duhet të largohen”, ka thënë Rama. TCH.

Kryeministri hungarez nis vizitën zyrtare në Tiranë
Presidenti Begaj: Kosova realitet i pakthyeshëm, integriteti e sovraniteti i saj nuk mund të vihen në dyshim

Gjithashtu lexoni:

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Karabinierët italianë të KFOR-it patrullojnë në veri të vendit

Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren

KosovaNewss 16/06/2023 16/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje
08:42 -16/06/2026
Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?