KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama: Marrëdhëniet tona jo vetëm të shkëlqyera, por dhe produktive – Njohja përfundimtare e Kosovës vjen së shpejti
Politikë

Rama: Marrëdhëniet tona jo vetëm të shkëlqyera, por dhe produktive – Njohja përfundimtare e Kosovës vjen së shpejti

Kosova News
Kosova News 12:35 -27/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur fjalim në mbledhjen e dy kuvendeve Shqipëri-Kosovë, për nder të 110 vjetorit të pavarësisë.

Rama tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë vetëm të shkëlqyera, por edhe produktive.

Rama kërkoi që dy shtete t’i japin vendin e duhur në libra dhe hapësirat publike 40 firmëtarëve të Deklaratës së Pavarësisë së shqiptarëve.

“Sot nuk mund të lihet pa kujtuar se historia jetësore e 40 firmëtarëve të pavarësisë përshkruhet nga funde tragjike në kontrast ekstrem me shkëlqimin e artë të firmës së tyre në deklaratën e pavarësisë. Të gjejmë një qasje t’i hapim një rrugë vendosjes aty ku duhet në libra dhe në hapësira të përbashkëta të atyre 40 burrave pa të cilët nuk do të dihet si do ishin ne më pas”, tha Rama.

Sipas tij, shqiptaret nuk kanë qenë kurrë me mirë në raport me të huajt, por përsëri edhe sot unë nuk besoj se shqiptarët janë më  mirë në raport me vetveten.

“Kosova nuk do pres aq sa ka pritur për t’u njohur dhe për të qenë e pranishme në çdo instancë të organizimit të botës ku ne jetojmë. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës sot nuk janë vetëm të shkëlqyera por janë edhe produktive më shumë seç kanë qenë ndonjëherë. Mjafton të shohim të dhënat e shkëmbimeve tregatre apo lirinë e lëvizjes që deri dje dukej e pamundur, apo abetaren e përbashkët, apo punën e përbashkët për fjalorin enciklopedik”, tha Rama.

Rama u shpreh besimplotë se njohja përfundimtare e Kosovës do të vijë shumë më shpejt se ç’u desh për të shpallur pavarësinë si shtet, ndërsa solli në vëmendje fakti se edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e Mal të Zi kanë sot një kryeparlamentar dhe kryeministër.

“Shqiptarët nuk ishin asnjëherë më mirë në raport me të huajt sesa tash. Përsëri edhe sot nuk besoj që shqiptarët janë më mirë në raport me vetveten. Nuk besoj që  do ta kishte imagjinuar dikush që në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Kosova do të ishte e lirë dhe e pavarur. Nuk do ta kishte besuar dikush që në Maqedoninë e veriut do të ishte shqipja gjuhë zyrtare, në 110 vjetorin e pavarësisë ose në këtë përvjetor në Mal të Zi të ishte një kryeministër shqiptar”, deklaroi Rama.

Kurti në Tiranë: I gëzohemi çdo suksesi të shqiptarëve, duhet të jemi më shpesh bashkë, jo vetëm në kremte

Gjithashtu lexoni:

Murati: Banka Botërore nuk mund të na presë pafundësisht

Sot përfundon afati i partive politike për deklarim të koalicioneve

Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen sot në Bruksel

Shoqata “Bizneset e Vogla” organizon protestë para Komunës së Prishtinës

Sot tentimi i 36-të për konstituimin e Kuvendit

Kosova News 27/11/2022 27/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
65%
1 km/h
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Shtyhet më 2 shtator seanca për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës
11:05 -23/06/2025
Evakuohen edhe 4 shqiptarë të tjerë nga Izraeli pas nisjes së luftës me Iranin
10:52 -23/06/2025
Murati: Banka Botërore nuk mund të na presë pafundësisht
10:21 -23/06/2025
Sot përfundon afati i partive politike për deklarim të koalicioneve
09:58 -23/06/2025
Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen sot në Bruksel
09:34 -23/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?