Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në Zvicër, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Davosit.
Përmes një postimi në rrjetin social, Rama ka publikuar disa foto nga takimet që ka pasur me liderë të ndryshëm evropianë.
Kreu i qeverisë theksoi se revolucioni digjital në Shqipëri dhe sulmi kibernetik ndaj vendit kanë zënë vend në agjendën tre ditore të këtij forumi.
“Sot në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, ku revolucioni digjital në Shqipëri dhe sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë kanë zënë vend në agjendën tre ditore të debateve të larmishme të këtij forumi me prestigj të madh ndërkombëtar”, shkroi Rama në Facebook.