KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama: Evropa gati për një epokë të artë, Shqipëria partner kyç i ShBA-së dhe BE-së
Rajon

Rama: Evropa gati për një epokë të artë, Shqipëria partner kyç i ShBA-së dhe BE-së

Kosova News
Kosova News 14:14 -17/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama theksoi se pas Miamit vjen për herë të parë në Evropë, e pikërisht në Shqipëri, FII (Future Investment Initiative), platforma e famshme globale, e cila mbledh liderë politikë, drejtues të korporatave të mëdha në botë, sipërmarrës të mëdhenj nga të gjitha kontinentet, për diskutimin e inovacionit, investimeve dhe të ardhmes së ekonomisë botërore.

Rama në Forumin Ndërkombëtar për të ardhmen e Evropës që po mbahet në Tiranë, ku ishte i pranishëm edhe presidenti francez Emmanuel Macron, shprehu krenarinë për ndryshimet e realizuara në Shqipëri.

Ai tha se janë shumë krenarë për atë që kanë arritur deri tani.

“…Askush nuk do ta kishte imagjinuar atë çfarë po ndodh sot, as dje, por po flas për imagjinatën e 5 ose 10 viteve më parë. Kemi bërë një rrugë të gjatë dhe tani jemi dëshmitarë të rezultateve të ndryshimeve që po realizojmë. Kjo është diçka që na jep shumë kënaqësi, por gjithashtu na tmerron, sepse përgjegjësia është e madhe dhe kërkesa për rezultate të nivelit të lartë rritet çdo ditë”, tha ai.

Duke iu referuar fjalëve të Trump për “epokën e artë” të SHBA-së, Rama u shpreh se kjo mund të jetë e mundur edhe për Evropën, nëse ajo arrin të mendojë jashtë kornizës dhe të veprojë me guxim, raporton euronews.al.

Gjithashtu lexoni:

“Mangësia” e vetme e samitit sipas Ramës: Starmer na solli shiun

Macron: Në dy vjetët e ardhshme, Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian

Rama: Ditë historike e Evropës në Shqipëri

Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”

Berisha: Më 11 maj u përdorën bandat dhe zgjedhjet u plaçkitën

Kosova News 17/05/2025 17/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
overcast clouds
6° _ 6°
85%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

IPK rekomandoi suspendimin e polices për incidentin në Ferizaj
19:51 -17/05/2025
Arratisje spektakolare në New Orleans, të burgosurit duke ikur lënë mesazh: Ishte shumë i lehtë largimi
18:11 -17/05/2025
Raportuesi për Kosovën në PE, Terras paralajmëron risi në dialogun Kosovë-Serbi
18:01 -17/05/2025
Trump njofton se do të flasë me Putinin, Zelenskyn dhe anëtarët e NATO-s
17:55 -17/05/2025
Osmani takoi kancelarin Merz: Pres me padurim të punoj me kancelarin për të forcuar partneritetin tonë
17:46 -17/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?