KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama: Do të mbrojmë çmimin e energjisë për familjet e bizneset e vogla
Rajon

Rama: Do të mbrojmë çmimin e energjisë për familjet e bizneset e vogla

Kosova News
Kosova News 12:49 -17/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se Qeveria që ai drejton po punon për të mbrojtur çmimin e energjisë për familjet dhe bizneset e vogla.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste ka bërë të ditur se të martën do të nisë një turne në të gjithë Shqipërinë për të komunikuar me të gjitha komunitetet rreth qeverisjes vendore dhe sfidave.

Rama, i cili është edhe kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, u shpreh se përkundër që kërcënimet e mëdha që po kalojnë janë shkaktuar nga lufta në Ukrainë, sipas tij i takon qeverisë që të gjithçka për të lehtësuar përballjen me inflacionin e luftës.

“Kemi hyrë në një epokë të një kërcënimi të madh botërisht. Evropa, ne si pjesë e saj jemi të detyruar të përballemi me kërcënimin e madh të kësaj epoke që vjen nga një agresion në dyert e Evropës, që ka sjellë si pasojë, përveç bombave dhe krimeve të panumërta në Ukrainë, edhe rritjen e çmimeve të energjisë, të produkteve bazë në të gjithë botën, por patjetër në Evropë dhe sigurisht edhe në Shqipëri. Është një Inflacion lufte. Kostoja që i paguajmë aventurës së një diktatori si Vladimir Putin, por nga ana tjetër edhe pse nuk është qeveria që ka sjellë inflacionin, i takon qeverisë, i takon shumicës qeverisëse që të bëjë gjithçka për të lehtësuar sa të jetë e mundur peshën e kësaj lufte mbi kurrizin e ekonomisë së vendit dhe patjetër edhe mbi shpatullat e familjeve. Për këtë arsye, kemi bërë gjithçka kemi mundur dhe do vazhdojmë të bëjmë gjithçka mundemi. Jemi duke finalizuar buxhetin e vitit të ardhshëm, i cili është dyfishi i buxhetit të vitit 2013, çka tregon se shumëçka ka ndryshuar pozitivisht në funksion të së ardhmes së vendit, por patjetër ky dyfishim i buxhetit është mbi të gjitha i bazuar te domosdoshmëria për të vazhduar të mbështesim që të gjithë sa të jetë e mundur”, u shpreh Rama.

Kryeministri shqiptar shprehu këmbënguljen e tij për të mbrojtur çmimin e energjisë për familjet dhe bizneset e vogla.

“Patjetër që do vazhdojmë të qëndrojmë me këmbëngulje te plani për të mbrojtur çmimin e energjisë për familjet dhe biznesin e vogël. Urojmë që të kemi edhe shiun e nevojshëm pasi dihet që ne jemi shumë të varur nga burimet ujore dhe duke pasur më shumë prurje shiu, kemi më pak nevojë për të dalë në import që gjithsesi do të vazhdojmë të dalim, sepse në asnjë rast, edhe sikur të kemi plot e përplot hidrocentralet, Shqipëria nuk prodhon sa për të përmbushur të gjitha nevojat dhe jemi shumë besimplotë që do ta kapërcejmë këtë dimër pa dhimbje të mëdha. Sigurisht do të jetë dimër i vështirë, por masat që kemi marrë dhe mbështetja masive që do vazhdojmë t’i japim të gjitha kategorive, besoj se do ta lehtësojnë dimrin në mënyrë te arsyeshme”, tha Rama.

Kryeministri Rama drejtoi kritika edhe ndaj opozitës duke thënë se për fat të keq kanë një opozitë, e cila premton vetëm izolim nga bota.

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 17/10/2022 17/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?