Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u godit dje me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, një 31- vjeçar i cili sipas mjekut që është marrë me kurimin e tij vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Në emisionin Now në Euronews Albania u transmetuan disa pamje të papublikuara ku duket 31-vjeçari duke depërtuar mes turmës derisa del para krydemokratit Berisha, të cilin e qëllon një herë me grusht përpara se të neutralizohej nga badigardët e Berishës.
Siç shihet në video, ai duket teksa ecën i vetëm pranë Xhamisë së Tabakëve.
31-vjeçari deporton më pas mes turmës dhe gjuan kryedemokratin, para se të neutralizohet nga badigardët e Berishës.
Gert Shehu prej mesditës së të martës është shtruar në spitalin e Traumës me hematoma të shumta në pjesën e fytyrës dhe të kokës.