Mbrëmë rreth orës 23:43, pas kryqëzimit në Brinje në Kroaci në autostradën A1, është përmbysur një autobus me targa të Shqipërisë, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë lënduar disa tjerë, njofton “Index.hr”.
Sipas, Policisë së Kroacisë, shoferi 58-vjeçar shtetas shqiptar, për arsye të panjohura kishte kthyer autobusin djathtas, i cili është përplasur për një rrethojë dhe është përmbysur më pas.
Në autobus ishin nëntë pasagjerë dhe shoferi. Komunikacioni ishte bllokuar në dy drejtimet në atë zonë, por është liruar më pas për qarkullim.
Personat e lënduar janë duke u trajtuar në spitalet e përgjithshme në Karlovc dhe Ogulin.
LEXO më shumë dhe shih FOTO:


