Ad image

​Lëkundje tërmeti në Tiranë e Durrës

Bekim Morina
Bekim Morina 15:56 -05/06/2022

Qyteti i Durrësit është lëkundur ditën e sotme nga një tërmet. Lëkundja është ndjerë pak minuta më parë dhe ka qenë me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter.

Sipas EMSC, epiqendra e saj ka qenë 3 km në largësi të Durrësit dhe 30 km nga Tirana, ndërsa thellësia 10 km.

Lëkundjet kanë zgjatur pak sekonda, por nuk ka raportime për dëme./A2

Shpërndaje