KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kuvendi i Maqedonisë, pa aktivitet për shkak të buxhetit
Rajon

Kuvendi i Maqedonisë, pa aktivitet për shkak të buxhetit

Kosova News
Kosova News 18:05 -14/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi do të jetë pothuajse pa aktivitete në të gjithë periudhën e rishikimit të buxhetit, ashtu siç e parashikon edhe rregullorja.

Opozita është pjesë e këtij procesi megjithëse mban në fuqi masën e bllokimit aktiv të ligjvënësit me të cilën bllokon të gjitha, siç i quan ligjet e dëmshme për qytetarët.

Ky bllokim aktiv e ka lënë ligjvënësin që më herët me punë të filluara por rrallë të kryera.

Që nga fillimi i bllokimit aktiv të Kuvendit më dhjetë maj, janë filluar 4 seanca të reja dhe përveç seancës me pyetjet e deputetëve, nuk është përfunduar asnjëra nga seancat tjera.

Gjatë gjithë muajit maj dhe dy javëve të para të qershorit, deputetët kanë kaluar gjithsej 14 ditë në seanca plenare. Vetëm një ditë në seancë plenare, ligjvënësit i kushton nga 20 mijë deri 30 mijë euro, përfshirë edhe shpenzimet e rrugës së deputetëve.

Deri tani, 5 herë deputetët janë mbledhur vetëm për seancën 71 por asnjëra nga 47 pikat e saja nuk është shqyrtuar. Kjo nënkupton që vetëm për seancën 71 deri tani janë shpenzuar të paktën 100 mijë euro ku futen edhe shpenzimet e rrugës së deputetëve.

Paratë e shpenzuara nga buxheti janë shumë më të larta nëse llogaritet edhe para e deputetëve e cila varion nga 1 mijë deri 1 300 euro.

Shpenzimet, seancat plenare

10 maj – 14 qershor: 4 seanca të reja, 3 prej të cilave nuk janë përfunduar

Maj – qershor: 14 ditë në seanca plenare

1 ditë në seancë plenare: 20-30 mijë euro (përfshirë shpenzimet e rrugëve)

Seanca 71 është vazhduar 5 herë: më shumë se 100 mijë euro

Pushteti fajëson opozitën për bllokime kurse opozita e cilëson si të suksesshëm bllokimin dhe thotë se do të vazhdojë në këtë mënyrë.

“Bllokimi aktiv është zbatuar goxha mirë dhe do të vazhdojë të zbatohet. Kjo vërehet nga acarimi i personave në krye, nga kryetari i Kuvendit, nga nervoza që ka LSDM-ja, etj. Shihet se ata nuk kanë shumicë serioze me të cilën të mund të funksionojnë, praktikisht shihet se deputetët e VMRO-DPMNE-së, të opozitës, janë shumë të vlefshëm”, tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE-ja nuk e ka caktuar për sa kohë do ta bllokojë ligjvënësin. Por, edhe para këtij bllokimi aktiv, ligjvënësi nuk ka qenë aspak më produktiv. Duke u arsyetuar kryesisht me pandeminë, shumë seanca komisionesh dhe seanca plenare kanë mbetur me muaj të pa përfunduara./ Alsat.mk/

Gjithashtu lexoni:

Komisionerja e BE-së, Marta Kos mbërrin në Maqedoninë e Veriut

Policia e Shqipërisë dhe Kosovës nënshkruajnë një bashkëpunim, vlen për sezonin veror

Mbi 22 mijë franga të fshehura në trup, kapen në portin e Durrësit dy kosovarë me para të padeklaruara

Kampionati i Kitesurf-it në Durrës, Sako: Mbi 30 sportistë nga Shqipëria dhe rajoni

Dyshohet se është vjedhur në Greqi, sekuestrohet skafi në Sarandë

Kosova News 14/06/2022 14/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

Interi eliminohet nga Kupa e Botës për Klube
23:18 -30/06/2025
Lladrovci: Në vitin 2021 më luftoi më së shumti Sami Lushtaku
22:48 -30/06/2025
Messi pritet të largohet nga Inter Miami
22:05 -30/06/2025
Hasani: Vendimi i Kushtetueses nuk është i qartë për politikën
21:31 -30/06/2025
ZRRE-ja nuk ndryshon qëndrim, përgatit ankesë ndaj Komerciales
21:04 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?