Pasi u konfirmua fitorja e Partisë Socialiste edhe në Shkodër, ish- kryeministri Sali Berisha, tha se kjo është ditë e rëndë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve, si dhe ky sipas tij, është moment i agonisë së demokracisë.
Berisha u shpreh se vota e shqiptarëve u keqpërdor si kurë më parë në historinë e shqiptarëve.
“Industria e tmerrshme e blerjes së votës, bota e krimit dhe oligarkisë dhunuan si kurrë në historinë e këtij vendi, votën e shqiptarëve. Janë të panumërta aktet, veprimet, të cilat dëshmojnë se gjatë këtyre muajve, narko-shteti zbatoi programin e asgjësimit të lirisë së votës, të blerjes së saj, terrorizimit të zgjedhësve shqiptarë. Kjo është një ditë e vështirë, një ditë e rëndë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Është një moment agonie për vlerat demokratike në vend. Unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe, për të hedhur poshtë këtë farsë elektorale, e karakterizuar nga alfa tek omega, nga krimi shtetëror elektoral dhe krimi ordiner. Jam këtu gjithashtu për të bërë thirrje të gjithë përfaqësuesve të opozitës në komisionet e numërimit të vazhdojnë me përkushtim detyrën e tyre, pasi është në qëllimin tonë të bëjmë gjithçka për mbrojtjen e votës së qytetarëve shqiptarë”, u shpreh kreu i partisë opozitare.

Berisha tha se me çdo forcë u tentua të diktohej dhe të ndryshohej rezultati në Bashkinë e Kurbinit, ku siç tha ai, është sulmuar një komisionier.
“Shpreh solidaritetin tim me komisionierin Ismail Ismaili, dhe me të gjithë komisionerët e tjerë, që me shumë vështirësi, po përmbushin detyrimin e tyre”.
Deri tani ka përfunduar numërimi në 42 bashki dhe PS kryeson në shumicën e tyre, ndërsa harta ngjyroset thuajse e gjitha rozë.
PS ka triumfuar në 34 bashki, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Patos, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës.

Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në gjashtë bashki Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz.
Para pak çastesh u mbyll votimi edhe në Delvinë ku fituan sërish socialistët me në krye Besmir Veliu prej 62% të votave.
Socialistët fituan bindshëm në Kamëz, ku Rakip Suli u rizgjodh si kryetar bashkie me 60% të votave. Edhe Vora u kthye rozë ku u zgjodh kryetar bashkie Blerim Shera me 73% të votave. Në krye të bashkisë Elbasan u zgjodh me rezultat 56% të votave, Gledian llatja.
Bashkia e katërt që përfundoi procesin ishte Pusteci, ku u besua socialisti Pal Kolefski me 63%.
PS mori edhe bashkinë e Kolonjës, Erion Isai siguroi 3873 vota, kurse Ethem Lumani i “Bashkë Fitojmë” 2150.
Kandidati socialist, Mariglen Disha triumfoi në bashkinë Librazhd me 8922 të votave, duke lënë pas Shefki Çotën nga “Bashkë Fitojmë”.
Në Dropull Partia Socialiste ka mundur të fitojë me 81.25% të votave Partia Socialiste. Kandidati i PS Dhimitër Toli ka siguruar 3709 vota, një diferencë kjo e lartë votash kundrejt “Bashkë Fitojmë” dhe Partisë Demokratike.
Në vendlindjen e demokratit Sali Berisha, bashkinë Tropojë triumfoi Partia Socialiste me Rexh Byberin, i cili kryesoi me 5126 vota ndërsa Besnik Dushaj u “Bashkë Fitojmë” mori vetëm 4876 vota.
PS fitoi edhe në bashkinë Libohovë, ku Leonard Hide mori 1387 vota, kurse Adil Xhelili 1248.
Në bashkinë Rrogozhinë ka triumfuar socialisti Edison Memolla, duke lënë pas Shkëlqim Hoxhën, kandidatin e “Bashkë Fitojmë”.
Në bashkinë Këlcyrë triumfoi Klement Ndoni i PS-së me 49.33% të votave.
Socialisti Arif Tafani fitoi 41 vota më shumë në Belsh se Bedri Qypi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Në bashkinë Përmet Alma Hoxha triumfoi me 4416 vota, kurse Edmond Komino i “Bashkë Fitojmë” me 1336 vota.
Socialisti Besmir Veli triumfoi në bashkinë Delvinë, duke lënë pas Ilir Mehmetin. Nertil Bellaj triumfoi në bashkinë Selenicë, ndërsa ishte kundër Leonard Rakipajt nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Në bashkinë Tepelenë Tërmet Peçi mori 82.67% të votave, duke lënë pas me rezultat të thellë baftjar Imerin nga “Bashkë Fitojmë” dhe Sokol Gugën nga PD.
Në bashkinë Peqin, socialisti Bukurosh Maçi mund Mustafa Pashjan me 6400 vota. Socialisti Adriatik Zotkaj mundi në bashkinë Poliçan me 78.38% të votave.
Në bashkinë Pukë triumfoi kandidati i “Bashkë Fitojmë” Rrok Dodaj me 58.13% të votave dhe la pas Gjon Gjionajn me 41.87% të votave.
Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Miftar Dauti mori 3448 vota në Has, ndërsa socialisti Beqir Mulaj 2709 vota.
Në bashkinë Memaliaj triumfoi Albert Malaj 52.255 të votave, duke lënë pas Gjolek Gjucin me 47.75% të votave.
Në bashkinë e Fushë Arrëzit fitoi Hil Curri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” me 2693 vota, 58.99%. ndërsa socialisti Fran Tuci mori 1872 vota, 41.01%, nga 16 QV në total.
Nga ana tjetër në Tiranë, Erion Veliaj është 30 mijë vota para Belind Këlliçit, avantazh i thellë ende pa përfunduar numërimi


