KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Daçiq: Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, deri te “vijat e kuqe”
Rajon

Daçiq: Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, deri te “vijat e kuqe”

KosovaNewss
KosovaNewss 22:04 -20/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm ta zbatojë marrëveshjen e arritur me Kosovën në Ohër, por deri te vijat e kuqe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë arritur pajtueshmëri më 18 mars në Ohër për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Marrëveshja me 11 nene, e bërë publike më 27 shkurt, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

“Vijat tona të kuqe, me të cilat nuk pajtohemi përfshijnë njohjen reciproke: jo njohje e Kosovës dhe as anëtarësim i Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Daçiq në Bruksel, ku ka marrë pjesë në një konferencë donatorësh për mbledhjen e fondeve, pas tërmetit që ka goditur Turqinë dhe Sirinë muajin e kaluar.

Sipas tij, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë do të jetë ligjërisht obligues për Prishtinën.

Procesi i dialogut, sipas tij, është vetëm në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve dhe asgjë më shumë se kaq.

“Mendoj se është vazhdimësi e asaj që kemi filluar rreth 10 vjet më parë, dhe në këtë aspekt, është shumë e rëndësishme të dihet se kjo është një marrëveshje për hapat e mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve, dhe jo për çështjet e statusit”, është shprehur ai.

I pyetur nga gazetarët nëse do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 18 mars se bëhet fjalë për “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb” dhe “jo për vetëqeverisje”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Kryediplomati evropian, Josep Borell, u ka thënë të hënën ministrave të BE-së se është urgjente që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa pajtimin e arritur në Ohër e ka quajtur si një “status quo të re“ në dialog.

Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.

Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 42.56% e kutive të votimit në vend, PS kryeson me 83 mandate, Shehaj i merr një mandat PD. PSD forcë e tretë politike

Vazhdon numërimi i votave në Shqipëri, kryeson PS

Publikohen rezultatet e para të zgjedhjeve në Shqipëri

Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit

KosovaNewss 20/03/2023 20/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Atalanta mposht Romën dhe siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve
23:10 -12/05/2025
Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës
22:55 -12/05/2025
Rizvanolli: Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, do t’u qëndrojë pranë prodhuesve vendorë
22:52 -12/05/2025
BE sjell ekspertë për testim të Urës së Ibrit
22:23 -12/05/2025
Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse që kushton 25 milionë dollarë
21:48 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?