KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama reagon pas akuzave për lidhje me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI-së: Gjyq ndaj meje në Big Brotherin e politikës
Rajon

Rama reagon pas akuzave për lidhje me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI-së: Gjyq ndaj meje në Big Brotherin e politikës

Kosova News
Kosova News 17:03 -24/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sot pas akuzave nga opozita për lidhje me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal , i cili është arrestuar pasi akuzohet se ka marrë para nga një ish-zyrtar i inteligjencës shqiptare dhe një përfaqësues i një oligarku rus.

Ish-kreu i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork po akuzohet se mund të ketë punuar me një oligark rus të sanksionuar nga SHBA pasi doli në pension, dhe fshehu qindra mijëra dollarë që mori nga një ish-punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare, ndërsa ishte zyrtar i lartë në byro, raporton CNN.

Rama u akuzuar drejtpërdrejtë nga Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar hetim të thelluar të kësaj çështjeje.

Ndërkohë, Rama ka shkuar në Twitter se arrestimi i zyrtarit të FDI-së nuk ka lidhje me atë.

“Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve!”, ka shkruar Rama.

“Jam mësuar, po së fundmi kam vendosur të mos merrem më me nxjerrjen e çdo guri që hidhet përditë në lumë nga protagonistët e sojsojshëm të këtij Big Brotheri pambarim! Më pak fjalë dhe akoma më shumë punë e kontakte me njerëzit që kanë punë për të bërë apo punë për të zgjidhur”, shtoi ai,

“Duhen kuptuar edhe ata që s’dinë të bëjnë asgjë tjetër, ashtu siç duhen kuptuar edhe ata që s’duan të besojnë asgjë tjetër përveç asaj që duan medoemos të besojnë”, ka thënë në fund të postimit Rama.

Më herët sot, Berisha tha se në aferën e McGonigal është i përfshirë kreu i qeverisë Edi Rama, “dy lejtnantë kryesorë të kryeministrit, ish-zyrtari i lartë i qeverisë, aktualisht këshilltar Dorian Duçka dhe ish-oficer i policisë sekrete Agron Neza”.

Në anën tjetër, Alibeaj tha se akuza ndaj McGonigal “për përfshirjen në transaksione të paligjshme financiare me një oligark rus ku bën pjesë udhëtimi i tij në Shqipëri dhe takimi me Edi Ramën në vitin 2007 kërkojnë urgjentisht transparencë dhe hetim të thelluar.”

Charles McGonigal, që konsiderohet veteran i fushës së sigurisë dhe për 22 vite shërbeu në FBI derisa doli në pension në vitin 2018, u arrestua të shtunën në aeroportin ndërkombëtar John F. Kennedy, derisa po kthehej nga një udhëtim.

Akuzat, të shpallura nga zyrat e avokatëve amerikanë në distriktin jugor të Nju Jorkut dhe Uashington DC, shënojnë një rënie dramatike për McGonigal.

Ai pritet të paraqitet në gjykatën federale në Manhatan. E avokati i tij tha se McGonigal do të deklarohet i pafajshëm për akuzat. Gjykimi i tij për akuzat e DC nuk është caktuar ende.

Lexo po ashtu:

Arrestohet ish-shefi i kundërzbulimit të FBI-së, akuzohet se i ka marrë 225,000 dollarë nga një ish- agjent i inteligjencës shqiptare

Gjithashtu lexoni:

Me ndezje të qirinjve, familjarët kërkojnë drejtësi për 27-vjeçarin

Qeveria e RMV-së shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve

E rëndë në Shkodër, mbytet kapiteni i anijes turistike të Bashkisë – po përpiqej të shpëtonte dy turistë

Mickoski: Një numër i madh i eurodeputetëve nuk mbështesin fshirjen e termeve “identiteti maqedonas” dhe “gjuha maqedonase”

Edhe Serbia goditet nga stuhitë e fuqishme, pamje që e dëshmojnë situatën kaotike në Beograd

Kosova News 24/01/2023 24/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Drita e nis me fitore Ligën e Kampionëve
23:03 -08/07/2025
Basha: Nuk na nevojitet marrëveshje për një të drejtë kushtetuese
22:59 -08/07/2025
Ndërron jetë zjarrfikësi i aksidentuar në krye të detyrës në Gjakovë
22:19 -08/07/2025
Me ndezje të qirinjve, familjarët kërkojnë drejtësi për 27-vjeçarin
21:49 -08/07/2025
Salla “1 Tetori”, gati për spektaklin e Kampionatit Evropian të eSports
21:05 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?