KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rahoveci zë vendin e parë për grantin e performancës, Latifi: E arritur me seriozitet dhe përkushtim në punë
Ekonomi

Rahoveci zë vendin e parë për grantin e performancës, Latifi: E arritur me seriozitet dhe përkushtim në punë

Kosova News
Kosova News 17:31 -09/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka pritur me gëzim renditjen në vendin e parë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Komunës të cilën ai e drejton për Grantin e Performancës Komunale për vitin 2022.

Nënshkruhet marrëveshja – 11 komuna përfituese të grantit të performancës në vlerë 8.3 milionë euro

Latifi ka thënë se vlera e përgjithshme e Grantit është është 1,644,744.79 €.

“Sot, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka publikuar rezultatet për arritjen e përgjithshme të performancës më të mirë komunale dhe sipas këtyre rezultateve të publikuara, nga 38 komunat e Republikës së Kosovës, Komuna  e Rahovecit merr vendin e parë dhe është përfituese e Grantit të Performancës Komunale, në mesin e 11 komunave përfituese të Republikës së Kosovës. Vlera e përgjithshme e Grantit të fituar për performancë të mirë komunale nga Komuna e Rahovecit, është: 1,644,744.79 €”, ka thënë Latifi.

Ai ka shtuar se ky vlerësim është dëshmi për seriozitetin, përkushtimin dhe efikasitetin e ekzekutivit komunal në Rahovec.

“Përfitimi i këtij granti është dëshmi për seriozitetin, përkushtimin dhe efikasitetin e ekzekutivit komunal në Rahovec. Kemi edhe shumë punë para vetes, jemi në rrugë të drejtë dhe jemi shembulli më i mirë i qeverisjes lokale në nivel vendi”, ka shtuar ai.

Latifi ka falenderuar bashkëpunëtorët e afërt dhe Ministrinë për angazhim dhe bashkëpunim.

“Falënderoj për bashkëpunimin e frytshëm Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe DEMOS-in për partneritetin e mirë dhe të qëndrueshëm me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedinë dhe Norvegjinë. Falënderoj për angazhimin dhe punën e përkushtuar koordinatoren për performancë, znj. Bjondina Ramaj-Fazliu, secilin anëtar të grupit punues për performancë, zyrtarët e shërbimit civil në Komunë, njëherësh ekipin tim politik dhe të gjithë qytetarët, për bashkëpunim”, është shprehur Latifi.

Latifi është zotuar se me këtë seriozitet dhe përkushtim në punë do të vazhdohet edhe më tutje.

“Ju siguroj se edhe në të ardhmen nuk do të mungojë angazhimi dhe përkushtimi që të kemi një performancë të duhur, përfshirë planifikimin urban e rural, menaxhimin e mbeturinave, si faktor kryesor i mbrojtjes së mjedisit, shërbimet publike, shëndetësore, arsimore dhe kulturore”, ka përfunduar Latifi.

Gjithashtu lexoni:

Hyseni: Bujqësia, shtyllë kryesore e qeverisjes sonë

Tensionet Izrael-Iran rrisin çmimet e naftës, preket edhe tregu kosovar

Peci: Mbështetja për fermerët kosovarë po kontribuon në zhvillimin ekonomik

ADAC: Mbushni veturat tani – nafta do të shtrenjtohet ndjeshëm

ASK: Kosova me rritje të ndjeshme të turistëve

Kosova News 09/02/2024 09/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Milani ofron 10 milionë euro për Xhakën, Leverkuseni kërkon më shumë
12:41 -18/06/2025
Bislimi kritikon Prokurorinë: Qëllimi i intervistimit tim ishte prodhimi i lajmit medial
12:31 -18/06/2025
Objekt i ri për zjarrfikësit në Suharekë, vlera afër 1 milion euro
12:16 -18/06/2025
Barduani i shkon në takim Maqedoncit, flasin për sigurinë
11:48 -18/06/2025
Sveçla dhe Božinović bisedojnë për marrëdhëniet Kosovë-Kroaci, në fushën e sigurisë
11:24 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?