Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, gjatë vizitës së tij zyrtare në Itali, u takua me Antonio Paoletti, Kryetarin e Odës së Tregtisë, Industrisë, Zejtarëve dhe Bujqësisë së Venecias.
OEK njofton se në takimin e mbajtur, palët diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit bilateral për projekte të përbashkëta që nxisin zhvillimin ekonomik të vendit.
“Gjatë takimit, u diskutua edhe për marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Tregtisë të Venecias, që pritet të nënshkruhet së shpejti. OEK mbetet përherë e angazhuar për të promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit”, njofton OEK.


