KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rafuna: Barrikadat ndikuan në ngadalësimin e investimeve
Ekonomi

Rafuna: Barrikadat ndikuan në ngadalësimin e investimeve

Kosova News
Kosova News 15:01 -02/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka thënë se barrikadat e vendosura në veri nuk ishin pasqyrë e mirë për vendin.

Rafuna shtoi se bllokimi i rrugëve dhe paraqitja e kësaj situate në mediat më të mëdha botërore kanë ndikim në ngadalësimin e investimeve.

Sipas tij, edhe bizneset vendëse po vazhdojnë të përballen me kriza të vazhdueshme, duke shtuar se që nga pandemia, lufta në Ukrainë e inflacioni ato nuk po mund të “shërohen” në tërësi.

Rafuna, në një intervistë për Ekonomia Online, shtoi se kriza ekonomike do të duhej të menaxhohej më mirë nga ekzekutivi duke marrë shembull Shqipërinë për krijimin e një paketë për qytetarë dhe biznese.

“Mirë u bë shumë që u larguan barrikadat, nuk ka qenë një paraqitje e mirë. Ato nuk e stimulojnë investitorin e huaj me ardh, përkundrazi ato e ngadalësojnë procesin e investimeve. Mirëpo nuk është çështje që është e varur nga biznesi, por është vendimmarrje politike. Paraqitja mediale nëpër mediumet më të rëndësishme siç është BBC, CCN, SKY, barrikada, mbyllje e rrugëve nuk është pasqyrën e mirë”.

“Edhe të dhënat tregojnë që ka qenë viti më sfidues, bizneset dolën nga pandemia e nuk arritën të ‘shërohen’ plotësisht, pastaj ndodhi lufta në Ukrainë, sfida e tretë ka qenë mungesa e punëtorëve e sfida e katër inflacioni. Duke mos harru edhe mungesën e energjisë, pyetja e parë që ma bëjnë bizneset është a do të kemi energji, a do të shtrenjtohet”.

Rafuna ka treguar vështirësitë e bizneseve gjatë vitit 2022, ku tha se mungesa e fuqisë punëtore ka bërë që shumë biznese të riorganizohen dhe të blejnë pajisje të reja pune që të mosvaren nga faktori njeri.

Ai madje theksoi edhe se shumë kompani kanë punësuar punëtorë nga vendet tjera si Bangladeshi, Turqia, Nepali, mirëpo theksoi se këta punëtorë nuk kanë për qëllim që të punojnë gjatë në Kosovë.

“2022 përveç kuadrove të kualifikuar ka paraqitë sfidë edhe mungesa e kuadrove të pakualifikuar, shumë biznese janë detyruar të riorganizohen, janë detyruar që të investojnë më shumë në pajisje që mos me u var nga faktori njeri”, tha Rafuna.

“Shumë kompani kanë filluar që të mendojnë dhe kanë filluar që të importojnë fuqi punëtore prej disa vendeve tjera siç është Bangladeshi, Turqia, Nepali, mirëpo edhe ajo është sfidë në vetvete për arsye se nuk e kanë qëllim ata punëtorë që po vijnë të punojnë në Kosovë, mirëpo edhe deri sa ta gjejnë mundësinë e parë për t’u larguar nga Kosova, çka nënkupton që Kosovën më shumë e shohin si një vend transit se sa një vend që do të rrinë do të punojnë më gjatë”, deklaroi Lulzim Rafuna për Ekonomia Online.

Rafuna gjithashtu foli edhe mos bërjen publike të koeficientit të pagave ku tha se kjo nuk u jep mundësi që të dalin me një konstatim ose propozim sa i përket çështjes së pagave.

“Po për momentin ne nuk e kemi një të dhënë zyrtare se sa do të jetë paga faktikisht edhe kjo neve nuk na jep mundësinë që ta bëjmë një analizë se sa kishte më ndikuar në çështjen e pagave sa kishte me ndikuar në konsumin tonë, kështu që mungesa e moscaktimit të koeficientit neve nuk na jep hapësirë që të dalim me një konstatim ose me një propozim konkret sa i përket çështjes së pagave”, tha Rafuna.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Serbia po mobilizon grupe për një tubim masiv për Vidovdanin në Kosovë

Seanca shtyhet për të dielën, ka një shpresë për zgjidhje politike

Dehari para fillimit të seancës fton në konsultim përfaqësuesit e partive politike

EKSKLUZIVE (I): Familja e ish-kryeprokurorit të Prizrenit, sot prokuror special, Admir Shala, ndërton rezidencë luksoze në tokë të Komunës – institucionet mbyllin sytë

Kushtetuesja: Për 30 ditë duhet të përfundojë seanca konstituive

Kosova News 02/01/2023 02/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
22° _ 20°
65%
1 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
31 °C
Mon
33 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Temperaturat e larta, IKShPK tregon masat mbrojtëse ndaj ekspozimit në vendet e punës
13:22 -27/06/2025
Kurti: Serbia po mobilizon grupe për një tubim masiv për Vidovdanin në Kosovë
12:56 -27/06/2025
Qeveria ndan katër milionë euro për policen e sigurimeve në kufij për mërgimtarët
12:50 -27/06/2025
Murati: Kushtetuesja rikonfirmoi se pozicioni ynë ka qenë parimor dhe i bazuar në Kushtetutë
12:35 -27/06/2025
Gërvalla: Mosvotimi është shkelje kushtetuese, duhet zgjidhje brenda 30 ditësh
12:33 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?