KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qyteti që ngrihet pranë një vullkani aktiv (FOTO)
Botë

Qyteti që ngrihet pranë një vullkani aktiv (FOTO)

Kosova News
Kosova News 08:39 -28/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qyteti i Antiguas, një destinacion popullor në Guatemala, i famshëm për rrugët piktoreske, kishat dhe manastiret, jeton çdo ditë nën ankthin e një shpërthimi natyror. Qyteti mahnitës që është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ngrihet mbi një zonë tektonike aktive. Megjithatë, me mijëra turistë e vizitojnë Antiguan çdo vit, duke admiruar bukuritë e saj.

Pika më e famshme e qytetit është harku i Santa Catalina-s që daton në vitin 1694. Ai u ndërtua për t’u mundësuar murgeshave të Santa Catalina-s të kalonin nga manastiri në shkollën që ndodhej në anën tjetër të rrugës, pa u parë në publik. 

Sot është monumenti më i fotografuar në vend dhe një ikonë e Guatemalës. Parku Qendror i Antiguas është zemra e qytetit. I mbyllur në të katër anët me kolonada elegante dhe ndërtesa të shekullit të 18-të, është një shesh i gjallë ku vendasit vijnë për të takuar miqtë dhe për t’u çlodhur. Aty mund të shihet qartë shkrirja e kulturave të Guatemalës: fiset indigjene maja me veshje tradicionale ulen së bashku me guatemalanët me prejardhje nga kolonitë evropiane dhe vizitorë nga e gjithë bota.

Deri në shekullin e 18-të, Antigua, e njohur atëherë si Santiago, ishte kryeqyteti i Guatemalës dhe një nga qytetet më të mëdha në Perandorinë Spanjolle. Por qyteti ndodhet në një zonë tektonike aktive në afërsi të katër vullkaneve: Agua, Fuego, Acatenango dhe Pacaya. Në vitin 1773, qyteti u shkatërrua nga një seri e madhe tërmetesh, kështu që qeveria vendosi të zhvendosë kryeqytetin në vendndodhjen e tij aktuale dhe qyteti u bë i njohur si La Antigua Guatemala (Guatemala e Vjetër).

Një nga ndërtesat më të goditura ishte ish-katedralja e mrekullueshme e qytetit. E ndërtuar në vitin 1545, ajo qëndroi për më shumë se 200 vjet, përpara se të rrëzohej nga tërmeti. Sot ruhen elemente shtyllash, gdhendjesh që i rikujtojnë vendasve gjurmët e asaj godine unike, por edhe tmerrin e lëkundjeve të frikshme. Megjithatë, “armiqtë” e Antiguas janë bërë tashmë miqtë e saj: të njëjtat vullkane që shkaktuan kaq shumë dëme janë shndërruar në tërheqjen kryesore të turistëve. Volcan de Fuego (Vullkani i Zjarrit) 3768 metra i lartë, një nga më aktivët në botë, ka shpërthyer vazhdimisht që nga viti 2002. Vizitorët që duan të dëshmojnë fuqinë e pandalshme të Tokës, mund të ngjiten lart në Volcan Acatenango, i cili ndodhet afër Fuego-s ose në vullkanin Pacaya, rreth 50 km nga Antigua.   

Gjithashtu lexoni:

Rrokulliset një autobus në Gjermani, 23 të plagosur rëndë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë

Vritet zëvendëskomandanti i marinës ruse

Pentagoni: Administrata e Bidenit ka dërguar shumë armë në Ukrainë

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Finlandë

Kosova News 28/07/2023 28/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Kurti uron ShBA-në: Qoftë e përhershme aleanca e shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë
13:33 -04/07/2025
Rrokulliset një autobus në Gjermani, 23 të plagosur rëndë
13:03 -04/07/2025
Sekuestrohen mbi 100 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare Merdare
12:28 -04/07/2025
LDK-ja dorëzon në orën 14:30 lëndën në Kushtetuese për komisionin për votim të fshehtë
12:00 -04/07/2025
Osmani: Nëse s’ka konstituim të kuvendit brenda 30-ditësh do të ketë pasoja juridike
11:52 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?