KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Qyteti humanitar” do të ishte një kamp përqendrimi për palestinezët, thotë ish-kryeministri izraelit
Botë

“Qyteti humanitar” do të ishte një kamp përqendrimi për palestinezët, thotë ish-kryeministri izraelit

Kosova News
Kosova News 13:11 -14/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

“Qyteti humanitar” që ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka propozuar të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah do të ishte një kamp përqendrimi, dhe detyrimi i palestinezëve të qëndronin brenda tij do të ishte spastrim etnik.

Kështu, siç shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi, ka thënë ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert.

Izraeli tashmë po kryente krime lufte në Gaza dhe Bregun Perëndimor, tha Olmert, dhe ndërtimi i kampit do të shënonte një përshkallëzim.

“Është një kamp përqendrimi. Më vjen keq”, tha ai, kur u pyet për planet e paraqitura nga Israel Katz javën e kaluar.

Pasi të hyjnë brenda, palestinezët nuk do të lejohen të largohen, përveçse të shkojnë në vende të tjera, theksoi Katz.

Katz i ka urdhëruar ushtrisë të fillojë hartimin e planeve operative për ndërtimin e “qytetit humanitar” mbi rrënojat e Gazës jugore, për të strehuar fillimisht 600,000 njerëz dhe përfundimisht të gjithë popullsinë palestineze.

“Nëse ata [palestinezët] do të deportohen në ‘qytetin e ri humanitar’, atëherë mund të thuhet se kjo është pjesë e një spastrimi etnik. Nuk ka ndodhur ende”, mendon Olmert.

Olmert nuk e konsideroi fushatën aktuale të Izraelit si spastrim etnik sepse, tha ai, evakuimi i civilëve për t’i mbrojtur ata nga luftimet ishte i ligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar dhe palestinezët ishin kthyer në zonat ku operacionet ushtarake kishin përfunduar.

Projekti i “qytetit humanitar” mbështetet nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe refuzimi i Izraelit për t’u tërhequr nga zona që Katz parashikon për kampin është një pikë ngërçi në negociatat e lëkundura për një marrëveshje armëpushimi, kanë raportuar mediat izraelite.

Avokatët dhe studiuesit izraelitë të të drejtave të njeriut e kanë përshkruar planin si një plan për krime kundër njerëzimit dhe disa kanë paralajmëruar se nëse zbatohet, “nën kushte të caktuara mund të përbëjë krimin e gjenocidit”.

Olmert, i cili udhëhoqi Izraelin nga viti 2006 deri në vitin 2009, foli me The Guardian ditën kur u mbajtën funeralet në Bregun Perëndimor të pushtuar për dy burra palestinezë, njëri shtetas amerikan, të cilët ishin vrarë nga kolonët izraelitë.

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 14/07/2025 14/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+
20:14 -14/07/2026
Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit
19:51 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?