KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qytetarët kosovarë kanë blerë pasuri të paluajtshme 40 milionë euro në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut
Ekonomi

Qytetarët kosovarë kanë blerë pasuri të paluajtshme 40 milionë euro në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut

Kosova News
Kosova News 12:22 -10/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qytetarët e Kosovës kanë blerë goxha prona në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Madje sipas shifrave të fundit del se këto investime kanë shkuar në afro 40 milionë euro.

Rreth 40 milionë euro është vlera e përgjithshme e patundshmërive që kanë blerë qytetarët e Kosovës vetëm gjatë periudhës korrik, gusht, shtator 2022 në shtetet e rajonit, si: Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.

Këto të dhëna janë publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ku potencohet se investimet direkte të rezidentëve kosovar në vendet tjera gjatë vitit 2022 ishin më të larta se në periudhën e njëjtë të vitit 2021.

Përgjatë tre mujorit të tretë të vitit 2021 (korrik, gusht, shtator), vlera e përgjithshme e investimeve direkte të rezidentëve kosovar në vende tjera ishin 37 milionë euro, apo për 2.4 milionë euro më të ulëta se në periudhën e njëjtë të vitit 2022.

“Investimet direkte të rezidentëve kosovarë jashtë ekonomisë së Kosovës janë kryesisht investime kapitale, të cilat në të shumtën e rasteve janë blerje e patundshmërive, kryesisht në vendet e rajonit (Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni e Veriut)”, bëhet e ditur mes tjerash në raportin e BQK-së.

Përndryshe, vlerësohet se investimet vjetore të kosovarëve në prona të paluajtshme kryesisht në bregdetin shqiptar dhe malazez kalojnë shifrën prej 100 milionë euro.

Vite me parë ishte raportuar se më shumë se 33 milionë euro kanë investuar qytetarët e Kosovës në Shqipëri brenda një periudhe trevjeçare.

Sipas të dhënave nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) këto investime po bëhen kryesisht në sektorin e patundshmërive.

Investimet më të larta nga qytetarët e Kosovës në Shqipëri ndodhën në vitin 2008, kur arritën vlerën e përgjithshme prej 19.2 milionë euro.

”Investimet e huaja direkte të rezidentëve kosovarë në vende tjera arritën një vlerë prej 10.6 milionë euro, investime këto kryesisht për blerje të patundshmërive në Shqipëri. Në vitin 2010, këto investime u zvogëluan në 3.4 milionë euro”.

Gjithashtu lexoni:

Shkon në mbi 86 euro për MWh çmimi i energjisë i kontraktuar nga ALPEX, Rizvanolli e quan konkurrues

Rizvanolli: KEK-u merr rolin e furnizuesit të fundit, ndërmarrjet të veprojnë brenda afatit ligjor

Tregu i lirë i energjisë, ZRRE: Bizneset që s’lidhen kontrata furnizohen nga KEK për 60 ditë

Bizneset kalojnë në tregun e lirë energjetik, AKB paralajmëron përshkallëzim të protestave nëse nuk pezullohet vendimi

Nga kamerierët deri te programerët, si po ndikon Inteligjenca Artificiale te profesionet në Kosovë

Kosova News 10/01/2023 10/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

“E gjithë bota po vëzhgon”, nisin bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi
14:20 -02/06/2025
Bislimi takon Sorensenin në Bruksel
13:55 -02/06/2025
Jashari takon dy gjeneralë amerikanë, diskutojnë për ushtrimin “Defender Europe 25″
13:24 -02/06/2025
Osmani ua ndan Medaljen Presidenciale nënave të Srebrenices
13:05 -02/06/2025
Dy shtetas serbë kapen duke kaluar kufirin ilegalisht në Gjilan
12:47 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?