KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qytetarët kërkojnë faljen e 100 eurove të tatimit, komunat në mëdyshje
Politikë

Qytetarët kërkojnë faljen e 100 eurove të tatimit, komunat në mëdyshje

Kosova News
Kosova News 21:39 -23/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se për vitin 2024, komunat do të kenë mbështetje rekord me buxhet.

Sipas tij, kjo vjen si rezultat i efikasitetit të Qeverisë për të rritur të hyrat, të cilat pastaj mund të shpërndahen në formë të granteve për komunat. Reagimi i tij vjen një ditë pasi

Gjykata Kushtetuese ua ka lënë në duar komunave që t’ua falin ose jo, deri në 100 euro, qytetarëve që kanë paguar tatimin në pronë. Këta të fundit thonë se tatimin e paguan me shpresën se një pjesë e parave do t’u kthehet. Mirëpo komunarët janë në mëdyshje nëse do t’i rimbursojnë qytetarët, kjo pasi thonë se humbjet buxhetore do të jenë të mëdha.

Tatimin në pronë e kanë paguar me shpresën që komunat do t’ua falin deri në 100 euro.  “Unë këtë vit kam paguar dyfish tatim në pronë, duke menduar se falen këto 100 euro. Këto nuk janë falë dhe ta shohim tash”, tha një qytetar.

 “Ka njerëz që duhet me i liru pak prej tatimit sepse janë të varfër, kategoritë e luftës për shembull”, tha një qytetar tjetër.

Mirëpo, Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin e 22 nëntorit, ua ka lënë në duar komunave që të vendosin për faljen ose jo të tatimit në pronë.

Edhe pse patën kundërshtuar që rimbursimi të bëhet nga ta, komunarët thonë se gjatë ditëve në vijim do të marrin një vendim.

Komuna e Prishtinës dhe Gjilanit kanë deklaruar për RTK-në se pasi të pranojnë zyrtarisht aktgjykimin e Kushtetueses, do të vendosin për hapat e ardhshëm.

Për dallim nga shumë qytetarë tjerë, ata të Obiliqit do ta kenë fatin që të përfitojnë nga ky aktgjykim.

Nga Asociacioni i Komunave të Kosovës ngrenë shqetësime se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë i pamjaftueshëm për komunat.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i datës 22 nëntor thotë se Neni 5 i Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Tatimin në Pronë, nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.

Me hyrjen në fuqi të këtij Aktgjykimi, komunat do të kenë afat që brenda 15 ditëve të vendosin nëse do t’i rimbursojnë qytetarët.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?