KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Qytetarët festojnë 28 Nëntorin në Prekazin legjendar
Politikë

​Qytetarët festojnë 28 Nëntorin në Prekazin legjendar

Kosova News
Kosova News 13:05 -28/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në 110-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, qytetarë të shumtë nga Kosova e diaspora sot vendosën që të festonin në Prekazin e Adem Jasharit, i cili ishte mbuluar me flamuj kuq e zi dhe ata të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ali Januzi, bashkëluftëtar i komandantit Adem Jashari, thotë se Prekazi është vend ku u krijua një histori për një Shqipëri të përbashkët.

“Kemi ardhur këtu në këtë vend sepse ky vend për kombin shqiptar është një vend i shenjtë, sepse këtu është krijuar një histori këtu është bërë luftë për një Shqipëri të bashkuar, për një Shqipëri unike, për një Shqipëri që gjeneratat tona këtu në Kosovë të jetojnë të lirë. Në gjithherë duhet të jemi mirënjohës për heroizmin e Adem Jasharit dhe familjen Jashari, dhe për të gjithë heronjtë dëshmorët që kanë rënë për ardhmërinë e gjeneratave që vijnë pas nesh”, tha ai.

Rasim Jetullahu nga Gjermania kishte ardhur në Kosovë për të festuar 28 nëntorin. Teksa uron të gjithë shqiptarët për këtë festë ai thotë se sot ka ardhur në Prekaz për të nderuar dëshmorët që dhanë jetën për lirinë.

“Për këta dëshmorë që e dhanë gjakun për krejt popullin shqiptar dhe e shfrytëzoj rastin që të gjithë shqiptarëve t’ua uroj 110-vjetorin e pavarësisë së shqiptarisë”, tha ai.

Driton Loshaj nga Pemishta e Skenderajt, i cili po ashtu jeton në Gjermani, tha se kur vjen në Prekaz e përjeton atë që kaluan familja Jashari që u sakrifikuan për pavarësinë e Kosovës.

“Kemi ardhur për Ditën e Flamurit, pavarësinë dhe çlirimin për bashkimin kombëtar… Ndihem shumë krenar, me dhimbje normalisht, dhe e njëjtë se si ka ndodhur situata”, tha ai.

Mustafë Bajraktari edhe sot zgjodhi Prekazin për këtë festuan 28 nëntorin. Ai madje pati edhe një mesazh për këtë ditë të shënuar.“Jemi afër dhe vijmë gjithmonë, por shkojmë edhe në Krujë shpesh jemi me emocione por edhe të gëzuar sepse është pavarësi, liri, ditë feste… Po të mos ishte Skënderbeu, nuk do të kishte Shqipëri, po të mos ishte familja Jashari nuk do të kishte luftë, nuk do të kishte Kosovë dhe nuk do të kishte pavarësi”, tha ai./ln/

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Kosova News 28/11/2022 28/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?