KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » QKMF-ja në Prishtinë me apel për qytetarët lidhur me gripin sezonal
Shëndetësi

QKMF-ja në Prishtinë me apel për qytetarët lidhur me gripin sezonal

Kosova News
Kosova News 10:45 -24/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Rreth nëntë mijë qytetarë nga rajoni i Prishtinës janë vaksinuar kundër gripit sezonal, ndërkaq tre mijë doza të tjera janë ende në dispozicion. Nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare u kanë bërë thirrje grupeve më të ndjeshme që të vaksinohen deri në fund të dhjetorit.

Grupet më të rrezikuara konsiderohen të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe punëtorët shëndetësorë që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët.

Sipas punëtorëve shëndetësorë, shtimi i rasteve me grip sezonal në Kosovë është një shqetësim i zakonshëm për këtë periudhë të vitit – në temperatura të ulëta dhe kur aktivitetet kufizohen në ambiente të mbyllura.

Këto favorizojnë përhapjen e viruseve.

Mjeku në QKMF, Rushit Ismajli ka thënë se kohëve të fundit numri i pacientëve që kërkojnë shërbime mjekësore është rritur.

Por ai tregon se ky grip tejkalohet “vetvetiu ose me një trajtim të thjeshtë”.

“Kohëve të fundit kemi pasur një numër më të rritur të pacientëve që kërkojnë ndihmë në institucionin tonë shëndetësor dhe për shkak të sezonit, por edhe arsye të tjera, dhe është bërë edhe ngarkesë e shërbimeve shëndetësore. Në qoftë se flasim për dëmet, zakonisht nuk janë shumë të mëdha që shkaktohen nga gripi sezonal, sepse simptomat janë të thjeshta – temperaturë, kollitje, dhimbje muskuj, fyti – shpesh kalon vetvetiu ose me një trajtim të thjeshtë, nuk ka nevojë që të shqetësohen shumë, përveç në raste shumë të rralla kur kanë temperaturë shumë të lartë, kanë vështirësi në frymëmarrje, kanë dhimbje gjoksi”, ka thënë Ismajli.

Ai shtoi se qytetarët nuk duhet të marrin antibiotik pa përshkrim nga profesionistët shëndetësorë për shkak të dëmeve dhe efekteve anësore që mund të shkaktohen.

“Janë edhe masat specifike, vaksinimi i cili në komunën e Prishtinës është duke shkuar mjaft mbarë, deri tani ne i kemi diku nëntë mijë vaksina në Prishtinë me rrethinë, akoma rezervë [3 mijë] 12 mijë vaksina [i kemi pasur në total]. I ftoj qytetarët e Prishtinës që të vijnë të vizitojnë qendrën tonë dhe të vaksinohen kundër gripit sezonal, kanë kohë deri nga fundi i dhjetorit që të marrin këtë vaksinë dhe të jenë të vaksinuar, punëtorët shëndetësorë janë në këtë kategori duke përfshirë dhe grupe të tjera fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit sidomos ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese si tension diabet sëmundje kronike të mushkërive rekomandohet shumë që të marrin vaksinën por edhe të gjithë qytetarët e tjerë është mirë që të vaksinohen ndaj gripit sezonal. Qytetarët nuk duhet të marrin antibiotikë vetë nuk duhet të shkojnë në barnatore që të marrin antibiotik pa përshkrim nga ana e mjekut”, ka shtuar ai.

Gjithashtu lexoni:

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore në Shqipëri

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri

Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas

Kurti uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit

Kosova News 24/11/2024 24/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?