KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeverisë i kërkohet të shuajë ndërmarrjen që nuk bën asgjë – ishte themeluar për menaxhim të ndërtimit të “Kosovës së Re”
Ekonomi

Qeverisë i kërkohet të shuajë ndërmarrjen që nuk bën asgjë – ishte themeluar për menaxhim të ndërtimit të “Kosovës së Re”

Kosova News
Kosova News 10:06 -15/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Konsorciumi i organizatave të shoqërisë civile i përbërë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), shpreh shqetësimin e thellë lidhur me mosveprimin e Qeverisë së Kosovës në raport më ndërmarrjen publike Ndërmarrja e re energjetike e Kosovës (NKEC), e cila sipas tyre shpenzon buxhet nga paratë publike, ndonëse nuk kryen asnjë funksion në tregun e energjisë në Kosovë.

Në një reagim të këtyre organizatave theksohet se NKEC ishte themeluar për të menaxhuar kontratën e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”, marrëveshje në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Contour Global, projekt ky tashmë i anuluar.

“Megjithatë, NKEC nuk ka nisur asnjëherë operimin efektiv, duke mos mbuluar asnjë pjesë në tregun e energjisë në vend, përkundër prezentimit të planeve të biznesit tek Njësia për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike (Njësia) pranë Ministrisë së Ekonomisë në vitet 2020 dhe 2021”, thuhet në reagim.

Në vitin 2020, thuhet se edhe Zyra Kombëtare e Auditimit kishte rekomanduar që në rast të anulimit të projektit “Kosova e re”, “bordi i drejtorëve në bashkëpunim me Qeverinë (aksionarin) duhet të kenë vizion të qartë se si do të jetë e ardhmja e ndërmarrjes …”, siç theksohet, duke marrë parasysh se i gjithë fushëveprimi i kësaj ndërmarrjeje ndërlidhej me realizimin ose jo të një projekti të vetëm (“Kosovës së re”).

“Përkundër kësaj, Qeveria duke mos e mbyllur këtë ndërmarrje ose duke mos i dhënë rol tjetër në tregun e energjisë, po lejon që ajo të jetë barrë buxhetore për vendin. Sipas deklarimeve në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), vetëm kosto e pagesave për anëtarët e bordit dhe stafit të ndërmarrjes për vitin 2022, kap vlerën e rreth 96 mijë eurove, ndërsa vetëm Kryeshefi Ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje kishte pagë mujore prej 2,000 euro”, thuhet në reagim.

Në këtë reagim citohet një komunikatë e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, e 27 mars 2019, ku thuhej se NKEC “do të jetë ‘vrima e zezë’ e buxhetit të Kosovës në dekadat e ardhshme”.

“Për më tepër, në qershor të këtij viti, Qeveria e Kosovës emëroi anëtarët e ri të bordit të kësaj ndërmarrje, pas shkarkimit të bordit të vjetër, pavarësisht që ndërmarrja mbetet jo aktive. Për më tepër, në bordin aktual ka anëtarë të emëruar në kundërshtin me Ligjin për ndërmarrjet publike. Anëtarja e bordit, znj. Elvisa Destanovic ka garuar me iniciativën “INICJATIVA BOSNJACKOG JEDINTSVA” në garën për zgjedhjet komunale për Kuvendin e Istogut në vitin 2021. Sipas Ligjit për Ndërmarrjet publike, askush nuk mund të emërohet në Bordin e Drejtorëve nëse “është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë (i) zyrtar i zgjedhur publik, (ii) i emëruar politik ose (iii) bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike”, thuhet në reagim.

“Marrë parasysh argumentet e lartëpërmendura, përmes këtij reagimi, CorrËatch kërkon që Qeveria e Kosovës të vendosë sa më shpejtë lidhur me këtë ndërmarrje, nëse dëshiron t’i ngarkojë një rol në sektorin e energjisë ose ta mbyllë krejtësisht atë, meqë e njëjta është barrë buxhetore e shtetit të Kosovës”, theksohjet tutje në reagimin që është bërë në kuadër të projektit: “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës”.

Gjithashtu lexoni:

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

Kosova e bronztë në evropianin e karatesë

Zgjedhjet në Shqipëri – raportohen incidente

Festë në Vetëvendosje, Albulena Haxhiu feston ditëlindjen teksa kolegët e partisë e befasojnë me tortë dhe qirinj

“Sjellje e papranueshme, destruktive”, Haxhiu flet pas dështimit të seancës

Kosova News 15/11/2023 15/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Plumbat në radhët e policëve, thirrje për trajnime më të gjata në Policinë e Kosovës
14:43 -11/05/2025
KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri
13:53 -11/05/2025
Gjenden shëndosh e mirë motoristët nga Suhareka që humbën në Shtërpcë
13:35 -11/05/2025
Kosova e bronztë në evropianin e karatesë
13:00 -11/05/2025
Zgjedhjet në Shqipëri – raportohen incidente
12:45 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?