KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria publikon pjesë nga fjalimi i Kurtit në Akademinë Diplomatike të Vjenës (VIDEO)
PolitikëSiguri

Qeveria publikon pjesë nga fjalimi i Kurtit në Akademinë Diplomatike të Vjenës (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 16:06 -13/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës ka publikuar një pjesë nga fjalimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Akademinë Diplomatike të Vjenës.

Në fjalën e tij, Kurti ka folur për rastin e një peshkatari në lumin Danub në Serbi, i cili rastësisht kishte parë një pjesë të një kamioni duke notuar mbi ujë, ku pasi kishte njoftuar një zhytës, kishin zbuluar se brenda kamionit të zhytur në ujë kishte dhjetëra trupa të vdekur, përfshirë edhe trupi i një vajze 7-vjeçare.

“Në Serbi, në lumin Danub, afër fshatit Tekija, një peshkatar vëren një objekt që noton mbi ujë. Është një copë kamioni. Thërret një zhytës dhe në fund të lumit gjejnë një kamion ngrirës të thertores. Ndërsa nxjerrin kamionin nga uji, këmbë të njerëzve fillojnë të bien nga pjesa e pasme e kamionit. Hapin dyert dhe brenda gjejnë 86 trupa, dhe tre koka. Mes tyre është edhe trupi i një vajze të vogël vetëm 7-vjeçare. Ndërsa kontrollonin gjërat e saj, ata gjejnë çantën e saj të shkollës. Brenda çantës është një fletore e UNICEF-it, lapsa me ngjyra dhe një kukull e vogël. Në fletore kishte vizatime të shtëpive dhe luleve.

Ajo u vra në Kosovë, u fut në kamionin ngrirës të thertores dhe u fundos në fund të lumit. Pasi e gjetën, së bashku me trupat e tjerë e ngarkuan në një kamion tjetër. Sot e kësaj dite nuk e dimë se ku i dërguan ata trupa. Ne nuk e dimë emrin e vajzës, si dukej ajo dhe kush janë prindërit e saj. Ajo është në mesin e 1617 personave të zhdukur me forcë”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se edhe pse e di që 7-vjeçarja nuk do të kthehet më në shtëpinë e saj, gjithmonë do të tregohet historia e saj, teksa institucionet nuk do të ndalen kurrë derisa të dihet fati i saj.

“Ne do ta kujtojmë gjithmonë atë dhe 1133 fëmijët që u vranë nga Serbia gjatë viteve 1998-99.

Gjithashtu lexoni:

Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas

Haliti: Limaj ka ambicie, por jo fuqi politike për kryetar të Kuvendit

Ushtarët e FSK-së konfirmojnë aftësitë profesionale në Kroaci

Ushtarët italianë të KFOR-it me patrullime të rregullta në Kosovë

KFOR-i dhuron donacione në disa komuna

Kosova News 13/01/2023 13/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas
19:52 -06/06/2025
Rama: Përfshirja e Prishtinës në platforma ndërkombëtare është dëshmi e rritjes së rolit të kryeqytetit në hartën globale
19:22 -06/06/2025
Haliti: Limaj ka ambicie, por jo fuqi politike për kryetar të Kuvendit
19:19 -06/06/2025
Kosovë – Armeni, formacionet zyrtare
18:09 -06/06/2025
Ushtarët e FSK-së konfirmojnë aftësitë profesionale në Kroaci
18:05 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?