KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Qeveria për Familjet”, vetëm 14 për qind e përfituesve të socialit kanë aplikuar për vend pune
Ekonomi

“Qeveria për Familjet”, vetëm 14 për qind e përfituesve të socialit kanë aplikuar për vend pune

Kosova News
Kosova News 22:49 -03/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Përmes skemës “Qeveria për Familjet”, ekzekutivi ua ofroi secilës familje me asistencë sociale nga një vend pune.

Por kësaj oferte të hapur në korrik të këtij viti, i janë përgjigjur vetëm tre mijë e 505 qytetarë.

Kaq është numri i aplikimeve në periudhën gusht-tetor, në të gjitha degët e Agjencisë së Punësimit.

Në gusht kanë aplikuar 2,168 persona, në shtator 810, ndërsa në tetor ka pati 527 aplikime.

Më së shumti punëkërkues pati në Prishtinë, 353 sosh. Në Vushtrri aplikuan 233 persona, ndërsa në Viti, 230.

Derisa aplikimet po verifikohen ende, deri tash janë punësuar 684 persona në 570 biznese të ndryshme, të cilëve qeveria ua mbulon 70% të pagës deri në 300 euro.

Aktualisht në Kosovë janë afër 24 mijë familje me asistencë sociale, ndërsa i bie se vetëm 14% e tyre kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e skemës “Qeveria për Familjet”. Një problem me këtë kategori është cilësuar refuzimi i punës, për të mos e humbur socialin.

Megjithatë, Vebi Mujku nga Qendra për Punë Sociale në kryeqytet, thotë se janë vërejtur efektet, pasi është ulur numri i përfituesve nga skema sociale.

Ndërsa Skender Krasniqi nga Dhoma e Tregtisë nuk e vlerëson aq këtë masë. Ky thotë se nga kjo kategori nuk ka punëtorë të kualifikuar, prandaj qeveria duhet ta mendojë edhe përgatitjen e tyre për treg të punës/kk/

Gjithashtu lexoni:

Kurti bëri homazhe në nder të Xhevdet Lecit, në 26-vjetorin e rënies së tij

Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve

U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite që njihemi – diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi

Krimet zgjedhore në Shqipëri, Policia kontrolle në pesë banesa

Themelimi i Ministrisë së Turizmit në Kosovë, nevojë e domosdoshme

Kosova News 03/12/2022 03/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Kjo është 19 vjeçarja që humbi jetën sot në vetaksident në Prizren
15:56 -18/05/2025
Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro
15:50 -18/05/2025
Izraeli akuzohet për “spastrim etnik” pas më shumë se 140 të vrarëve në Gaza në 24 orë
15:16 -18/05/2025
Kurti bëri homazhe në nder të Xhevdet Lecit, në 26-vjetorin e rënies së tij
14:36 -18/05/2025
Dafina Zeqiri reagon pas renditjes së Shqipërisë: Politika e Eurovisionit ta ngrit shtypjen
13:43 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?