KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria paralajmëron se së shpejti do ta ri-procedojë draftin e ri të Kodit Civil
Politikë

Qeveria paralajmëron se së shpejti do ta ri-procedojë draftin e ri të Kodit Civil

Kosova News
Kosova News 23:06 -28/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria ka paralajmëruar se së shpejti do ta ri-procedojë draftin e ri të Kodit Civil, i cili kishte dështuar të miratohej gjatë vitit 2022. Mirëpo, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nuk do të tërhiqen nga neni që lejon martesat mes gjinive të njëjta. Por, për të siguruar mbështetjen e nevojshme, ajo ka thënë se janë duke diskutuar me deputetët kundërshtues. Shoqëria civile kërkon të organizohen debate brenda partive politike për këtë.

Kodi Civil gjendet i pari në listën projektligjeve që Ministria e Drejtësisë synon t’i miratojë sivjet.

Por, ky institucion nuk do të ndryshojë nenin i cili u bë shkaktar që ky projektligj voluminoz të mos miratohej vitin e kaluar.

Bëhet fjalë për nenin numër 1138 i cili i hapë rrugë hartimit të një ligji të veçantë për lejimin e bashkësive civile ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se janë në rrugë të mirë për t’i bindur deputetët e partisë së saj, Lëvizjes Vetëvendosje, që të mbështesin këtë nen.

“Ministria e Drejtësisë tashmë është në fazat e diskutimeve me deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mënyrë që ta marrim mbështetjen e atyre në kohën kur Kodi Civil do të procedohet në Kuvend. Më lejoni që të ju njoftoj që ne nuk jemi tërhequr nga propozimi që kemi pasur në draftin e Kodit Civil, pavarësisht që i njëjti nuk është mbështetur nga Kuvendi i Kosovës”, ka deklaruar Haxhiu.

Për shkak të nenit kontestues, Kodi Civil dështoi të miratohej marsin e 2022-ës në Kuvendin e Kosovës. Në mesin e 29 deputetëve që votuan kundër, 14 ishin nga Vetëvendosja.

Ministrja Haxhiu ka thënë se kjo çështje lidhet drejtpërdrejt me të drejtat e njeriut dhe se Qeveria është e obliguar t’i respektojë ato, raporton dukagjini.

Miratimin e Kodit, Haxhiu e ka lidhur me fatin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Unë jam optimiste që kësaj radhe Kodi Civil do të kalojë dhe besoj që është shumë e rëndësishme, sidomos në prag të asaj që Kosova ka aplikuar në anëtarësim në mekanizma, sikurse është edhe Këshilli i Evropës – mekanizëm dhe instancë shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës”, ka thënë tutje ajo.

Afati për miratimin e draftit të ri të Kodit në Qeveri është 30 qershori.

Gjatë kësaj kohe, Instituti Demokratik i Kosovës kërkon nga Ministria e Drejtësisë që Kodin mos ta trajtojë si projektligj të zakonshëm, duke marrë parasysh mosmiratimin e tij vitin e kaluar.

“Shpresoj që dërgimi i tij për herë të dytë në Kuvendin e Kosovës do të shoqërohet me një lloj debati edhe organizimi edhe brenda ministrisë, mirëpo edhe përbrenda partive politike që nxisin një lloj reflektimi të mbështetur tek rëndësia e të drejtave të njeriut dhe veçanërisht tek rëndësia e këtyre të drejtave civile”, ka deklaruar Arbër Thaçi nga KDI-ja.

Sipas MD-së, ndër të tjera janë sqaruar të drejtat pronësore dhe është siguruar mbrojtje më e mirë e të drejtave pronësore për gratë.

Gjithashtu lexoni:

Osmani me ambasadorin britanik, flasin për krijimin e institucioneve

Chopin Piano Fest hapet me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti: një festival që lidh muzikën me diplomacinë kulturore

Kërkesa për takim me partitë politike, flasin nga Presidenca

Qeveria-BE-së: Të hiqen sa më parë masat ndëshkuese ndaj Kosovës

Hysri Selimi shiste Kosovën për 700 euro – i dyshuar si spiun i BIA-s serbe

Kosova News 28/01/2023 28/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?