Sot është publikuar Njoftimi Specifik për Prokurim për Shërbimet Konsulente për Rishikim të Dizajnit dhe Mbikëqyrjen e Punëve Ndërtimore në Rrugën N2 Prishtinë – Mitrovicë, me gjatësi 9.78 km.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri i ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ka publikuar edhe detajet për sa kohë pritet të përmbyllet ky proces.
“Shërbimet do të mbulojnë një periudhë prej njëzet e pesë (25) muaj kalendarik nga data e fillimit ku përfshihen: 3 muaj shqyrtimin e dizajnit, përgatitjen e dosjes së tenderit, procedurat e prokurimit dhe vlerësimin e ofertave, 20 muaj periudha e mbikëqyrjes se punimeve dhe 2 muaj periudha e finalizimit të projektit. Ftohen të gjitha Kompanitë konsulente ndërkombëtare dhe vendore të interesuara që t’i dorëzojnë propozimeve e tyre”, ka shkruar ministri Aliu.




