KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria miraton themelimin e strukturave për hartimin e strategjisë kundër korrupsionit – marrin detyra shtesë katër ministra
Politikë

Qeveria miraton themelimin e strukturave për hartimin e strategjisë kundër korrupsionit – marrin detyra shtesë katër ministra

Kosova News
Kosova News 11:02 -22/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar shqyrtimin e propozim-vendimit për themelimin e strukturave për hartimin e strategjisë kundër korrupsionit.

Kryeministri Albin Kurti tha se mandatin e kanë filluar duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Mandatin tonë qeverisës e kemi filluar duke qëndruar afër me qytetarët dhe duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar përmes politikave të drejta e të guximshme të qeverisjes me duar të pastra. Rezultatet tona i ka konfirmuar edhe “Transparence internacional” me indeksin e perceptimit të korrupsionit ku Republika e Kosovës ka shënuar progres për 20 vende në dy vitet e fundit. Me të njëjtin ritëm do të vazhdojmë”, tha Kurti.

Mes tjerash kryeministri Albin Kurti ka prezantuar edhe përbërjen e komisionit që do ta udhëheq hartimin e kësaj strategjie.

Për këtë Kurti ka angazhuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiun, ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Ky komision do të udhëhiqet nga ministri i Financave, Hekuran Murati me ministrat anëtarë: Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla dhe Artane Rizvanolli. Bashkë do të hartojnë planin e veprimit deri në dhjetor ndërsa në qeveri do të votohet në fund të vitit”, tha Kurti.

Kurti: Opozita po i konteston ligjet tona në Kushtetuese, kjo është përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave

Gjithashtu lexoni:

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Kosova News 22/02/2023 22/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
26° _ 21°
62%
6 km/h
Sat
21 °C
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?