Qeveria ka dhënë dritën jeshile për ndryshimin e projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës [FSK] në operacione të ndryshme jashtë territorit të Kosovës.
E kryeministri i vendit, Albin Kurti për këtë ndryshim-plotësim të projektligjit deklaroi
bënë rregullimin e dërgimit të FSK-së jashtë vendit për të marrë pjesë në operacione të paqes dhe ndërkombëtare.
“Ky projektligj bënë rregullimin e proceduat e dërgimit të FSK-së jashtë vendit si dhe marrjen pjesë në operacionet e paqes dhe operacioneve ndërkombëtare dhe aktivitete tjera”, u shpreh Kurti.
E ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se ky projektligj është i rëndësishëm për shkak se sipas tij, FSK-ja është e gatshme që të kryej operacione ndërkombëtare.
“Duke marrë për bazë aksionin aktual të FSK-së që është e gatshme që të merr pjesë në operacionet ndërkombëtare. Procesi i zhvillimit te FSK-së që është e gatshëm që të marrin pjesë në operacionet e ndërkombëtare dhe rritjen e interesimit është e nevojshme që të bëhet ndryshimi sipas ligjit të mbrojtjes. Plotësim ndryshimi që është bërë në këtë ligj ka të bëjë në disa ndryshim që kanë të bëjnë me nenin 10 të këtij projektligji”, ka thënë Maqedonci.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës emërojë edhe bordin e drejtorëve të Telekomit të Kosovës.
“Kryesues emërohet Petrit Nahi, anëtarë, Rrezarta Pllana, Sanije Thaçi dhe Lindita Toçi”, tha kryeministri Albin Kurti.
Krahas këtyre, qeveria i dha dritën e gjelbër edhe disa vendimeve për shpronësim të pronave.
ka miratuar Projektligjin për banim social dhe të përballueshëm. Nga ky projektligj u tha se do të përfitojnë familjet në gjendje jo të mirë ekonomike, të papunët dhe të pastrehët.