KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna
Politikë

Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna

Kosova News
Kosova News 21:55 -27/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në mbledhjen e saj të 263-të, Qeveria e Kosovës ka miratuar 13 vendime që përfshijnë mbështetje për mërgatën, ndihmë për shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe investime konkrete në komuna të ndryshme të vendit.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se janë ndarë 4 milionë euro për mbulimin e policës së sigurimit (kartonit të gjelbër) për bashkatdhetarët që udhëtojnë drejt Kosovës gjatë sezonit veror.

“Mirëpresim si çdoherë bashkatdhetarët tanë që vijnë për pushime në Kosovë. Për këtë arsye, kemi ndarë 4 milionë euro për mbulimin e kartonit të gjelbër, për t’ua lehtësuar sa më shumë hyrjen në atdhe,” tha Kryeministri Kurti.

Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte ndarja e 626,400 eurove për mbështetjen e arsimit dhe lobimit institucional për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, përfshirë bursa për studentët, mbështetje për nxënësit dhe financim të aktiviteteve lobuese në nivel ndërkombëtar.

Qeveria gjithashtu miratoi kërkesën për huamarrje deri në 10 milionë euro për ndërmarrjen “Infrakos Sh. A”, me qëllim të mbulimit të obligimeve të likuiditetit dhe vazhdimit të rehabilitimit të linjës hekurudhore 10.

Në fushën e zhvillimit lokal, u rialokuan 50 mijë euro për ndriçimin publik në fshatrat Nakell dhe Gorazhdec të Komunës së Pejës.

Po ashtu, u emërua Komiteti Ndërministror “Një shëndet”, që do të merret me çështjet ndërsektoriale të shëndetit njerëzor, shtazor dhe mjedisor.

Qeveria ndërmori edhe shpronësimin e pronave të paluajtshme ish-shoqërore në Komunën e Hanit të Elezit, për realizimin e katër projekteve të rëndësishme:

Rindërtimin e fushës së futbollit;

Rregullimin e pronësisë për Fabrikën e Ujit;

Ndërtimin e Qendrës për Kulturë dhe Rini;

Zgjerimin e rrugës pranë Terminalit Doganor.

Vendimet e fundit dëshmojnë përkushtimin e Qeverisë për zhvillim të barabartë rajonal, ruajtjen e lidhjeve me diasporën dhe përkrahjen e komuniteteve shqiptare jashtë kufijve.

Gjithashtu lexoni:

Arsim Ademi, kandidat i VV-së për kryetar të Vitisë

Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë

Qeveria ndan rreth 626 mijë euro për arsimin dhe lobimin institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Kurti: Serbia po mobilizon grupe për një tubim masiv për Vidovdanin në Kosovë

Qeveria ndan katër milionë euro për policen e sigurimeve në kufij për mërgimtarët

Kosova News 27/06/2025 27/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
scattered clouds
34° _ 34°
31%
3 km/h
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Ismaili: BQK-ja për dy vjet kontribuoi me 35 milionë euro në buxhet të Kosovës
23:12 -27/06/2025
Vuçiqi kërcënon para Vidovdanit në Kosovë: Do të vijë dita kur do të veshim fanella serbe lirshëm
23:09 -27/06/2025
Dy të lënduar, Policia deklarohet mbi aksidentin në Pejë
22:47 -27/06/2025
Të shtëna me armë në Prishtinë
21:18 -27/06/2025
Trump: Mund të bombardojmë përsëri Iranin
21:16 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?