KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria ktheu pagat në drejtësi sikur para rritjes që bëri vite më parë Ramush Haradinaj, reagon ky i fundit  
Politikë

Qeveria ktheu pagat në drejtësi sikur para rritjes që bëri vite më parë Ramush Haradinaj, reagon ky i fundit  

Kosova News
Kosova News 13:30 -23/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka vendosur t’i kthejë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, sikur para rritjes që ishte bërë me vendim të Qeverisë Haradinaj në vitin 2017.

Qeveria Haradinaj në fund të vitit 2017 kishte marrë vendim për rritjen e pagës të kryeministrit të asaj kohe, Ramush Haradinaj, e cila preku automatikisht edhe sistemin e drejtësisë.

Më pas në kohën e Qeverisë Kurti 1 ishte marrë vendim që paga e kryeministrit të zbritej, por ato të drejtësisë nuk u preken.

Me miratimin e Qeverisë sot, pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen sikur para vendimit të vitit 2017 të marrë nga Qeveria Haradinaj.

“Kushti i paraparë për përjashtim të këtij ligji është plotësuar me nxjerrjen e aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese me ligjin e atëhershëm për paga, rrjedhimisht për të sjellë ligjshmëri plotësojmë këtë vendim duke shfuqizuar nenet relevante”, ka thënë Kurti në mbledhjen e 109-të të Qeverisë.

Vendimi i së mërkurës i parapriu projektligjit për pagat në sektorin publik. Në draftligjin e publikuar ishte sektori i drejtësisë i vetmi që prekej me ulje të pagës. Ishte paralajmëruar se pikërisht ky sektor mund ta çojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin.

E ndaj vendimit të sotëm të Qeverisë, ka reaguar Ramush Haradinaj, i cili sa udhëhiqte ekzekutivin kishe marrë vendim t’i rriste pagën vetës dhe automatikisht kështu ishin rritur pagat në sistemin e drejtësisë.

“Albin Kurti ka marrë mision shkatërrimin e shtetit. Pas shkaktimit të rrezikut në veri, ngecjes në dialog dhe prishjes me amerikanët, sot ka vendosur ta shkatërrojë sistemin e drejtësisë.  Me vendimin e qeverisë që të shfuqizohet vendimi im për rritjen e pagave për gjyqtarë dhe prokurorë, nga sot drejtësia do të punojë me paga të përgjysmuara”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, prokurorët dhe gjyqtarët që çdo ditë mbrojnë shtetin dhe drejtësinë, sot janë goditur nga Kryeministri i shkatërrimit.

“Ftoj Kurtin që menjëherë të kthejë pagat e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve në nivelin që kanë qenë sepse përndryshe mund të shkatërrohet nga brenda njëri prej segmenteve më të rëndësishëm të një shteti, drejtësia.  Nëse nuk ndalesh pasojat do të jenë të pariparueshme!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social./KosovaNews

Gjithashtu lexoni:

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Macron kërkon rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Sekretari i KE-së tregon kriteret që duhet t’i përmbushë Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

Rama: Ekipet kanë punuar 24 orë gjatë vikendit për heqjen e mbeturinave

Kurti bëri homazhe në nder të Xhevdet Lecit, në 26-vjetorin e rënies së tij

Kosova News 23/11/2022 23/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
12° _ 8°
77%
7 km/h
Mon
20 °C
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
20 °C
Fri
20 °C

Lajmet e Fundit

Biden diagnostifikohet me formë agresive të kancerit në prostatë
23:27 -18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
23:24 -18/05/2025
Nxënësi shkoi me granatë dore, evakuohet një shkollë në Britani
22:05 -18/05/2025
Bashkimi mposht Trepçën në finalen e pestë
21:39 -18/05/2025
Policia me aksion në Ferizaj, 40 gjoba dhe 5 motoçikleta të konfiskuara
20:55 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?