KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria jep hollësi për tri marrëveshjet e nënshkruara sot në kuadër të Procesit të Berlinit
Politikë

Qeveria jep hollësi për tri marrëveshjet e nënshkruara sot në kuadër të Procesit të Berlinit

Kosova News
Kosova News 15:19 -03/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas gati dy vite të negociatave në mes të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, Republika e Kosovës sot ka nënshkruar tri marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit përmes të cilit jetësohet Tregu i Përbashkët Rajonal.

Qeveria e Kosovës ka lëshuar një njoftim për media, ku jepen edhe disa hollësi për gjithë atë që ndodhi sot nën organizimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz, në Berlin.

Bazuar në rregullat e BE-së, Qeveria thotë se marrëveshjet që janë nënshkruar sot janë ato për lëvizjen e lirë me letërnjoftime; për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve.

Përmes marrëveshjes për lëvizje të lirë me letërnjoftime, qytetarët e të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor do të lëvizin lirshëm duke përdorur vetëm letërnjoftimin e njërës nga shtetet sipas legjislacionit në fuqi.

“Pas ratifikimit të kësaj marrëveshje, qytetarët e Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës më në fund do të lëvizin lirshëm vetëm me letërnjoftime, duke sjellë Prishtinën dhe Sarajevën afër qytetarëve të dy shteteve tona. Me marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë diplomat e institucioneve publike të arsimit të lartë të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor do të njihen me procedura të thjeshtësuara dhe falas, duke hequr një pengesë kyçe për mobilitetin e studentëve, akademikëve dhe fuqisë punëtore brenda Rajonit”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të Qeverisë, me marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale bëhet e mundur që profesionet e mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve të ushtrohen lirshëm në secilin nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

E bazuar në direktivën e BE-së 2005/36/EC për njohjen e kualifikimeve profesionale, kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve që në shtetin pritës të ushtrojnë të njëjtin profesion për të cilin janë kualifikuar në shtetin amë dhe ta realizojnë këtë në kushte jo më pak të favorshme se sa qytetarët e shtetit pritës.

Republika e Kosovës thuhet se është e angazhuar për bashkëpunim rajonal dhe do të shtyjë përpara marrëveshje të reja në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal, të cilat jetësojnë liritë themelore dhe heqin pengesat e barrierat për zhvillimin e potencialit të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshjet e nënshkruara sot, hyjnë në fuqi pas kryerjes së procedurave të brendshme të ratifikimit në secilin nga gjashtë shtetet./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë

Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së

Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit

Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)

Kosova News 03/11/2022 03/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Zgjerimi i rrugës QMI-Lipjan, Basha ndan pamjet nga punimet
10:02 -16/07/2026
Policia interviston pronarin e lokalit në Han të Elezit nga ushqimi i së cilit dyshohet se janë helmuar disa persona
09:37 -16/07/2026
Rritet çmimi i naftës, MINT publikon tarifat e reja
09:13 -16/07/2026
Nipi shtiu mbi axhën, policia jep detaje rreth plagosjes në Fushë-Kosovë
08:46 -16/07/2026
Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C
08:43 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?