KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria Gjermane s’e komenton propozimin e Ramës për konferencë: Për veriun jemi në kontakt me faktorët relevantë
Politikë

Qeveria Gjermane s’e komenton propozimin e Ramës për konferencë: Për veriun jemi në kontakt me faktorët relevantë

KosovaNewss
KosovaNewss 18:36 -02/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, i ka propozuar një konferencë të nivelit të lartë për Kosovën dhe Serbinë, ku liderët e të dy shteteve s’do të lejoheshin të dilnin nga takimi pa një marrëveshje. Ky propozim i Ramës që ka gjetur edhe përkrahjen e kreut të Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel, ka ardhur pas tensioneve në veri të Kosovës dhe pas ngecjes së implementimit të marrëveshjes së Ohrit.

Por cili është qëndrimi i Qeverisë Federale të Gjermanisë së kancelarit Olaf Scholz për këtë propozim të kryeministrit Edi Rama.

Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express, një zëdhënës i Qeverisë Gjermane ka thënë se nuk duan ta komentojnë propozimin e kryeministrit të Shqipërisë rreth konferencës.

Nga Zyra për Media e Qeverisë Gjermane për Express thonë se krahas kësaj, Berlini zyrtar bashkë me partnerë evropianë dhe emisarin sllovak Miroslav Lajcak, janë në komunikim konstant me të gjithë akterët e rëndësishëm për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

“Kërkojmë nga ju mirëkuptim që ne nuk komentojmë propozimin e kryeministrit shqiptar. Krahas kësaj, së bashku me partnerët tanë evropianë dhe Përfaqësuesin Special të BE-së, Lajčák, jemi në shkëmbim të vazhdueshëm me të gjithë akterët relevant për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës“, ka thënë për Gazetën Express një zëdhënës i Qeverisë Gjermane.

Qeveria Gjermane është një prej hisedareve kryesore në negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë. Propozimi i kancelarit Scholz bashkë presidentin francez, Emmanuel Macron është shndërruar në një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilën palët janë dakorduar në Ohër.

Gjermania si një prej shteteve më të fuqishme të BE-së ka qenë aktivisht e përfshirë në dialog edhe gjatë kohës së kancelares Angela Merkel , ku ishte organizuar edhe Samiti i Berlinit.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Jemi shumë larg marrëveshjes me LVV-në

Kurti, para takimit me Abdixhikun: Takimet janë përpjekje për konstituim sa më të shpejt të institucioneve

Abdixhiku arrin në Kuvend, për takimin me Kurtin

Bajqinovci: Takimet me LDK-në do të vazhdojnë, presim marrëveshje politike

Sot afati i fundit për konstituim të Kuvendit

KosovaNewss 02/07/2023 02/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Jemi shumë larg marrëveshjes me LVV-në
15:48 -07/08/2026
Dogana parandalon një rast të kontrabandës me mallra në Qafë Prush
15:15 -07/08/2026
Meksika del kundër Concacaf dhe mbështet Infantinon, përplasje e re në FIFA
14:25 -07/08/2026
Kurti, para takimit me Abdixhikun: Takimet janë përpjekje për konstituim sa më të shpejt të institucioneve
14:05 -07/08/2026
Abdixhiku arrin në Kuvend, për takimin me Kurtin
13:52 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?