Ministria e Ekonomisë sot e lanson edhe një thirrje publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar.
Me rastin e lansimit të thirrjes publike Ministria e Ekonomisë do të mbajë konferencë për media, në të cilën prezent dhe fjalim do të mbaj kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministria e kësaj ministrie, Artane Rizvanolli, dhe nga zyra e Bashkimit Evropian, Alessandro Bianciardi.
Më këtë nismë Qeveria e Kosovës edhe këtë herë do të mbështesë qytetarët për blerjen e pajisjeve shtëpiake, sikurse që ka ndihmuar gjatë vjeshtës së vitit 2022.
Ndërkohë që Qeveria e Kosovës e ka hapur ditë më parë thirrjen tjetër ku janë ndarë 10 milionë euro për mbështetje të qytetarëve me deri 5500 euro për izolim të shtëpive.


