Ministri i Finacave dhe Transfereve Hekuran Murati ka njoftuar se Qeveria e Kosovës sot ka shpërndarë mjetet e zotuara në kuadër të mbështetjes për ndihmë ekonomike për të gjithë studentët e universiteteve të Kosovës.
Muarti ka njoftuar se rreth 46 mijë studentë të cilët kanë plotësuar kriteret do të përfitojnë nga 100 euro ndërsa edhe një numër i konsiderueshëm kanë mbetur për tu verifikuar
“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj që sapo u procesua edhe pagesa e shtesës prej 100 euro për studentët.
Grupi i parë i përfituesve janë rreth 46 mijë studentë të cilët kanë plotësuar kriteret, dhe për të cilët kemi pasur informata të sakta.
Për një numër të konsiderueshëm të aplikantëve, të dhënat që kemi pranuar nga universitetet kanë qenë të mangëta ose nuk ekzistojnë fare.
Prandaj gjatë ditëve në vijim, do të tentojmë të rikonfirmojmë të dhënat pë rastet që janë të pakompletuara, dhe sapo t’i kemi pranuar informatat nga këto universitete, do të procesohen edhe pagesat për grupin e mbetur” ka shkrar ministri Muarti në facebook.