Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Komunën e Prishtinës për realizimin e tri projekteve të mëdha infrastrukturore, me vlerë të përgjithshme prej 9 milionë eurosh.
Këto projekte të rëndësishme për zhvillimin urban të kryeqytetit janë:
Ndërtimi i rrugës Kolovicë – Sofali
Vlera totale e projektit: 2.500.000 €
Kontributi i Qeverisë: 1.500.000 €
Kontributi i Komunës së Prishtinës: 1.000.000 €
Vazhdimi i rrugës “Bajram Bahtiri” me katër korsi
Vlera totale e projektit: 2.500.000 €
Kontributi i Qeverisë: 1.400.000 €
Kontributi i Komunës: 1.100.000 €
Kyçja në rrethin e Lakrishtës (ndërlidhja me Unazën e qytetit dhe rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë–Mitrovicë)
Vlera totale e projektit: 4.000.000 €
Kontributi i Qeverisë: 1.400.000 €
Kontributi i Komunës: 2.600.000 €
Në dy nga këto projekte, Qeveria e Kosovës ka kontribuar me mjete më të mëdha sesa Komuna, duke dëshmuar angazhimin dhe përkushtimin e saj të vazhdueshëm për zhvillimin e Prishtinës, pa dallime politike.
Këto investime strategjike demantojnë qartazi pretendimet për “bllokada” nga niveli qendror, duke sjellë në fokus bashkëpunimin institucional dhe angazhimin konkret për përmirësimin e infrastrukturës së kryeqytetit.