KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria dërgon në Kuvend Projektligjin për buxhetin e vitit 2024, parashihet edhe rritja e pagave
Politikë

Qeveria dërgon në Kuvend Projektligjin për buxhetin e vitit 2024, parashihet edhe rritja e pagave

Kosova News
Kosova News 15:48 -31/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të martën ka miratuar Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2024.

Kryeministri Albin Kurti tha se pa ndryshime në normat tatimore kanë arritur që për çdo vit të rrisin buxhetin e shtetit.

Ai bëri të ditur se për vitin 2024 buxheti i Republikës së Kosovës do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.

“Kemi rritur ekonominë, janë shtuar vendet e punës. Kjo është si rezultat i masave të suksesshme për rritjen e ekonomisë. Buxheti i shtetit për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro”, tha ai.

Kurti deklaroi se do të rriten pagat në sektorin publik dhe koeficienti do të jetë 110 euro, ndërsa do të ketë investime të shumta.

“Ky buxhet është i të gjithëve. Si Qeveri e kemi detyrë të menaxhojmë mirë, e të shtojmë vendet e reja të punës. Kemi edhe sfida tjera që do të përballemi”, deklaroi kryeministri Kurti.

VIDEO-LIVE/ Mbledhja e Qeverisë, kryeministri Kurti: Buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro

Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, të hyrat buxhetore për vitin 2024 pritet të arrijnë në 3 miliardë e 28 milionë euro, që ai ka thënë se paraqet një rritje prej 5 për qind në raport me vitin paraprak.

“Rritja ekonomike në 2023-n pritet të përmbyllet me 4 për qind në terma realë, e 9 për qind në terma nominalë. Rritjes ekonomike do t’i paraprijë edhe një dinamikë e përshpejtuar e ekzekutimit të investimeve kapitale publike dhe orientimit në sektorë prioritarë. Presim që në 2024-n të hyrat e buxhetit të arrijnë në 3 miliardë e 28 milionë euro, që paraqet një rritje prej 5 për qind në raport me vitin paraprak”, ka thënë Murati.

Kryeministri Albin Kurti, në këtë mbledhje ka thënë se Qeveria e tij, si asnjëherë më parë është përballur me më shumë sfida, se secila Qeveri që nga paslufta.

Ai ka thënë se në këtë mandat kanë menaxhuar pandeminë, kanë tejkaluar krizën energjetike dhe kanë mbështetur qytetarët për t’u përballur me inflacionin.

Sipas tij për 31 muaj të mandatit të tyre, ekonomisë së vendit i janë shtuar 60 mijë vende të reja pune.

“Që prej marrjes së mandatit në mars të vitit 2021 jemi ballafaquar me më shumë sfida globale se cilado qeveri tjetër që nga paslufta. Gjasat për një pandemie siç ishte ajo e COVID-19 janë një në 100 vjet, çmimet e energjisë që i pamë vitin e kaluar nuk ishin parë asnjëherë e ndoshta krahasimi më i përafërt është ai me krizën e naftës në vitit ’70, pra një herë në 50 vjet. Inflacion dyshifror në nivel global, për herë të parë ishte parë në vitet ’80, pra një herë në 40 vjet”, ka theksuar Kurti.

Gjithashtu lexoni:

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë

Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

Nesër vazhdon seanca konstituive

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

Kosova News 31/10/2023 31/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?