KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria del me deklaratë: Kurti prezantoi disa kapituj të marrëveshjes që duhet të bëhet me Serbinë
Politikë

Qeveria del me deklaratë: Kurti prezantoi disa kapituj të marrëveshjes që duhet të bëhet me Serbinë

Kosova News
Kosova News 18:55 -18/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës ka dalë me një deklaratë pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me presidentin Aleksandar Vuçiq në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së, në përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet mes dy shteteve.

Në deklaratën e Qeverisë është dhënë një pasqyrë e shkurtër mbi dy temat që ishin në agjendën e sotshme, në kuadër të takimit të tretë të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas qeverisë, gjatë takimit Kurti ka kërkuar që marrëveshja ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizimin e plotë marrëdhënieve, duke prezantuar disa kapituj për kornizën e saj.

“Sot kishte dy tema në agjendë. E para ishte diskutimi për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes. Kryeministri Kurti theksoi që kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Ai prezantoi disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë. Tema e dytë ishin çështjet aktuale politike e të sigurisë për të cilat Kryeministri Kurti tregoi për rëndësinë e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë si garancione të paqes, sigurisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftim.

Deklarata e plotë:

Deklaratë mbi takimin e sotëm në Bruksel

Sot në Bruksel u mbajt takimi i tretë i nivelit të lartë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Ky takim është dashur të mbahej me 19 korrik. Mirëpo, ai u pat shtyrë për muajin gusht me kërkesën e palës tjetër, gjersa Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pat shprehur gatishmërinë për pjesëmarrje.

Sot kishte dy tema në agjendë. E para ishte diskutimi për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes. Kryeministri Kurti theksoi që kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Ai prezantoi disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë. Tema e dytë ishin çështjet aktuale politike e të sigurisë për të cilat Kryeministri Kurti tregoi për rëndësinë e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë si garancione të paqes, sigurisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Kryeministri Kurti falënderoi Bashkimin Evropian, z.Borrel dhe z.Lajçak, për organizimin dhe ndërmjetësimin në këto bisedime, drejt normalizimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu lexoni:

Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet

Haliti: Limaj ka ambicie, por jo fuqi politike për kryetar të Kuvendit

Ushtarët e FSK-së konfirmojnë aftësitë profesionale në Kroaci

KFOR-i dhuron donacione në disa komuna

Tentativa e 28-të, nesër mblidhen sërish deputetët

TAGGED: Bisedimet, DEKLARATA, Qeveria
Kosova News 18/08/2022 18/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri
21:40 -06/06/2025
Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet
21:08 -06/06/2025
Sylvinho: Serbia ka ekip të fortë, por ne luajmë për fitore
21:05 -06/06/2025
Kosova mposht Armeninë me plot meritë në “Fadil Vokrri”
21:03 -06/06/2025
Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas
19:52 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?