Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka procesuar sot pagesën e subvencionit edhe për muajin janar për të gjitha familjet që kanë kursyer energjinë elektrike.
Kështu bëri të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati.
Ai tha se shumë familje kanë paguar më pak se kurdoherë për faturat e energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit.
“Janë 174, 642 familje që këtë janar kanë shpenzuar më pak sesa janari 2022, dhe kanë përfituar nga subvencioni”, shkroi ai.


