KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria amerikane bëhet aksionere në një kompani për procesim të mineraleve të rralla
Botë

Qeveria amerikane bëhet aksionere në një kompani për procesim të mineraleve të rralla

Kosova News
Kosova News 17:00 -04/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria amerikane do të bëhet aksionare e një kompanie të re që ka specializim procesimin e mineraleve të rralla të tokës, ka bërë të ditur kompania Vulcan Elements, teksa Shtetet e Bashkuara synojnë ta ulin varësinë ndaj Kinës.

Kompania me bazë në Karolinën e Veriut, ka thënë se Qeveria amerikane do të jetë partnere me investitorë privatë dhe do t’i ndajë 550 milionë dollarë në kapitalin e firmës.

Qeveria federale do t’i ndajë 620 milionë dollarë si hua dhe 50 milionë dollarë si grant, dhe në kthim do të ketë aksione në kompaninë Vulcan në vlerë të 50 milionë dollarëve amerikanë.

Mineralet e rralla të tokës janë thelbësore për prodhim të pajisjeve elektronike të sofistikuara në disa industri, përfshirë atë automobilistike, në elektronikë dhe për mbrojtje.

“Jemi të fokusuar në kthimin dhe prodhimin e mineraleve të rralla të tokës në shtëpi, për të garantuar që zinxhiri i furnizimit në Amerikë është stabil, i sigurt dhe krejtësisht i qëndrueshëm”, ka thënë Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick përmes një deklarate të lëshuar të hënën.

Kina është lidere në botë në prodhimin e mineraleve të rralla, e cila ka kërkuar licenca specifike për disa eksporte të lëndëve qysh në prill, duke goditur shumë sektorë të prodhimit në botë.

Mineralet e rralla kanë qenë ndër temat kryesore të diskutimit në negociatat tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, pasi Uashingtoni e ka akuzuar Pekinin për ngadalësim të procesit të miratimit të licencave për eksport

Gjithashtu lexoni:

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Kosova News 04/11/2025 04/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz
16:21 -11/07/2026
Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës
15:43 -11/07/2026
Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë
15:18 -11/07/2026
Rritet interesimi për IVF në Klinikën e Gjinekologjisë, Ndrejaj: Mbi 1 mijë e 300 konsultime këtë vit
14:42 -11/07/2026
​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë
14:15 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?