Një femër është kafshuar nga qeni i një banori të fshatit Tërnavc të Skënderajt.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor të enjten pasdite.
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit të rastit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj pronarit të qenit është hapur rast për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.


