KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qendrat e numërimit dhe vendvotimet do të vëzhgohen me kamera
Politikë

Qendrat e numërimit dhe vendvotimet do të vëzhgohen me kamera

Kosova News
Kosova News 12:42 -06/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ashtu si në zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt të këtij viti, edhe në Zgjedhjet Lokale që do të mbahen më 12 tetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të vendosë kamera regjistruese në çdo vendvotim në vend.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili bëri të ditur se kamerat do të përdoren jo vetëm në vendvotime, por edhe në të gjitha hapësirat ku zhvillohet procesi i numërimit të votave, siç janë: Qendrat Komunale të Numërimit dhe Qendra e Numërimit dhe Rezultateve.

“Numri i vendvotimeve ku do të zhvillohet procesi i votimit më 12 tetor dhe që do të mbulohen me kamera regjistruese është 2,625, në 2,571 prej të cilave do të bëhet numërimi i fletëvotimeve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe votave të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale. Gjithashtu, do të mbulohen qindra tavolina numërimi në 38 Qendra Komunale të Numërimit dhe dhjetëra të tjera në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, ka deklaruar Elezi.

Ai theksoi se kamera të njëjta janë përdorur edhe në zgjedhjet e muajit shkurt dhe do të rikthehen për të njëjtin qëllim: garantimin e sigurisë dhe integritetit të procesit zgjedhor.

“Vendosja e kamerave regjistruese brenda vendvotimit bëhet me qëllim të garantimit të sigurisë së materialeve zgjedhore dhe ruajtjes së integritetit zgjedhor të procesit të votimit dhe numërimit të fletëvotimeve në vendvotim”, sqaroi zëdhënësi i KQZ-së.

Ai siguroi se pozicionimi i kamerave nuk do të cenojë aspak fshehtësinë e votës.

“Kamerat në vendvotime do të vendosen në mënyrë të tillë që të respektohet plotësisht fshehtësia e votës. Ato do të pozicionohen larg kabinave të votimit, në një skaj tjetër të hapësirës, dhe nuk do të kenë asnjë mundësi të kapin apo të regjistrojnë momentin kur votuesi shënon preferencën e tij”, theksoi Elezi.
Lidhur me ruajtjen e videove të regjistruara, ai ka sqaruar se këto pamje nuk do të monitorohen nga KQZ gjatë ditës së zgjedhjeve.

“Regjistrimi do të bëhet në mënyrë pasive dhe në videoregjistrime mund të sigurohet qasje vetëm me vendim apo kërkesë të institucioneve të zbatimit të ligjit”, tha ai, duke shtuar se “ruajtja e këtyre regjistrimeve do të jetë e përkohshme, deri në shkatërrimin e materialit zgjedhor, që sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme duhet të bëhet brenda 60 ditëve pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”.
KQZ ka bërë të ditur se këto masa janë pjesë e përpjekjeve për të garantuar transparencë, besueshmëri dhe siguri në të gjitha fazat e procesit zgjedhor.

Në ditën e zgjedhjeve, pas përfundimit të votimit, në vendvotime do të numërohen fletëvotimet nga Zgjedhjet për Kryetar të Komunave dhe votat për subjektet politike nga Zgjedhjet për Kuvende Komunale. Ndërkaq, në Qendrat Komunale të Numërimit, të cilat janë të vendosura nëpër komuna, do të numërohen votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale, shkruan gazeta Express.
Numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave të diasporës do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve

Gjithashtu lexoni:

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Kosova News 06/10/2025 06/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive
19:42 -23/07/2026
Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite
19:35 -23/07/2026
Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve
19:14 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?