Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) mbështet PriFest-in, në vazhdën e mbështetjes së industrisë vendore të filmit.
QKK do të japë një çmim për zhvillim projektit më të mirë të Kosovës në garën e projekteve Best Pitch, që mbahet brenda platformës rajonale të industrisë filmike të PriFest-it – PriForum.
Po ashtu, QKK do të jetë nikoqir i pritjes në hapje të PriFest-it me filmin e Kosovës ‘Toka brenda meje’.
Ndryshe, PriFest, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë, po përgatitet për edicionin e tij të 15-të, që do të mbahet nga 12 deri më 17 shtator, 2023.