Kryetari i Komunёs sё Shtimes, Qemajl Aliu nё 25-vjetorin e Çlirimit tё Kosovёs ka takuar familjarё tё heronjёve tё rёnё pёr liri, nё njё drekё tё pёrbёshkёt sё bashku me nёnkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci dhe deputeten e VV-sё, Shqipe Selimi.
Kryetari Aliu tha se nё kёtё takim kanё evokuar kujtime për secilin prej dëshmorëve me familjarët e tyre të afërt.
Aliu, po ashtu ka shprehur mirёnjohje për sakrificën e madhe të dëshmorëve, pasi ata e treguan dhe trasuan rrugёn pёr liri.
“Sot përjetova një nga ditët më të veçanta e u ndjeva mëse i nderuar, jo vetëm në detyrë por në jetë. Në një takim tejet emocional e me çaste edhe drithëruese, në këtë format unik për nder të jubileut çerekshekullor të çlirimit i mirëprita dhe i takova nënat, gratë, motrat apo mbesat e të gjithë dëshmorëve të Komunës së Shtimes.
Në drekë të përbashkët, edhe me Nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Saranda Bogujevci e deputete, znj. Shqipe Selimi evokuam kujtime për secilin prej dëshmorëve me familjarët e tyre të afërt. Çdo fjalë që u tha, çdo kujtim që u nda, ishte një testament i gjallë i sakrificës së tyre.
Ata janë heronjtë e vërtetë sepse dhanë gjithçka pa kursyer për atdheun tonë. Dhembja për humbjen e tyre është e pafund, por trashëgimia e tyre jeton përherë në zemrat tona. Ne të tjerët kemi detyrën e shenjtë të punojmë pa u lodhur, për të realizuar ëndrrat dhe synimet e tyre.
Mirënjohje e përjetshme për sakrificën e madhe të dëshmorëve. Ata na treguan e na e trasuan rrugën, ndërkaq neve na mbetet ta ndjekim atë, me përkushtim dhe dashuri të pafundme për atdheun.
Lavdi, respekt, mirënjohje, nderim. Përjetë!”, ka shkruar Aliu në facebook.