KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PZAP mundësoi pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, tash e dënon për fjalor që rrezikon stabilitetin
Politikë

PZAP mundësoi pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, tash e dënon për fjalor që rrezikon stabilitetin

Kosova News
Kosova News 10:30 -16/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Paneli  Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i ka gjobitur me gjithsej 118 mijë e 700 euro subjektet politike për shkeljen e Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. 
Bazuar në regjistrin e PZAP-së, partia që ka bërë më së shumti shkelje është Lista Serbe, e cila prin me gjoba të cilat e kapin vlerën totale prej 60 mijë e 600 eurosh. 

Dënimi më i lartë, prej 30 mijë eurosh, këtij subjekti i është shqiptuar shkaku i fjalimit të kryetarit të saj, Zlatan Elek, gjatë të cilit ai e ka quajtur Graçanicën “zemër serbe që rreh për të gjithë në Kosovë e Metohi”. 

“Graçanica është besimi, Graçanica është kombi, Graçanica është zemër serbe që rreh për të gjithë ne në Kosovë dhe Metohi… Vetëm të bashkuar dhe të përbashkuar mund t’i ruajmë shenjtëritë tona, Manastirin e Graçanicës, kishat tona, shkrimin tonë cirilik, kombin tonë, fëmijët tanë, të ardhmen tonë. Për këtë arsye më 12 tetor votojmë serbisht, votojmë për Listën Serbe, votojmë për numrin 170, votojmë për Novak Zhiviqin për kryetar të Graçanicës”, ka thënë Elek gjatë tubimit elektoral të 9 tetorit. 

Këtë gjuhë, Paneli i gjyqtarëve, i udhëhequr nga Bujar Muzaqi, e ka kualifikuar denigruese dhe urrejtëse, teksa ka vlerësuar se përdorimi i saj e minon procesin demokratik zgjedhor. 

“Paneli vlerëson se deklaratat e tilla në kontekstin zgjedhor dhe të ndjeshmërisë etnike në Republikën e Kosovës mund të ndikojë negativisht, dhe shprehjet që janë përdorur krijojnë një atmosferë të pasigurt, duke shkelur kështu parimet e një fushate pozitive dhe të respektit ndërmjet subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje”, thuhet në vendimin e PZAP-së, raporton Gazeta Express.

Lista Serbe, parti kjo e serbëve të Kosovës që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka vendosur edhe materiale promovuese nëpër hapësira publike dhe nuk i ka larguar ato me gjithë urdhrin nga PZAP-ja, pas ankesës së parashtruar nga partia “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”. 

Me një vendim të vetëm, pas 33 ankesave të kësaj natyre nga subjekti serb “Fytyra e Re – Drejtësi Popullit”, Lista Serbe është dënuar me 15 mijë euro.

Sipas të dhënave të PZAP-së, subjekti i dytë më i ndëshkuar për shkelje elektorale është ai i Sokol Halilit në Skenderaj. Halili në vazhdimësi e ka krahasuar kundërkandidatin nga Partia Demokratike (PDK), Sami Lushtaku, me përgjegjësin kryesor për sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq.

Subjekti i tij, Iniciativa Qytetare për Skenderajn, për këtë arsye është gjobitur me 17 mijë euro. 

E partia e tretë me shumën më të lartë të gjobave, sipas regjistrit të PZAP-së, është Lidhja Demokratike (LDK), e cila është ndëshkuar financiarisht kryesisht për vendosje posterësh dhe për realizim të fushatës në institucione publike. 

Pas tyre, më së shumti gjoba kanë marrë Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 8,300 euro, Partia Demokratike (PDK) – 4,300 euro, subjekti “Za Slobodu Pravdu i Opsanak” (SPO) – 4,000 euro, “Socijal Demokratska Unija” (SDU) – 3,000 euro, “Nova Demokratska Stranka” (NDS) – 3,000 euro, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) – 3,000 euro dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 1,300 euro.

Gjoba kanë marrë edhe Partia Socialdemokrate (PSD), kandidati goran, Nexhmedin Sejdillar, subjekti politik serb “Fytyra e Re – Drejtësi Popullit”, “Lëvizja Parlamentare e Romëve të Kosovës” dhe “Partia Demokratike Turke e Kosovës”. Këto subjekte politike janë gjobitur me nga 1 mijë apo më pak euro.

Sipas PZAP-së, pjesa më e madhe e gjobave të shqiptuara ndërlidhet me vendosje të posterëve në hapësira publike, me përdorimin e hapësirave publike për qëllime elektorale, me përdorimin e gjuhës së papërshtatshme në të shkruar, në video si dhe gjatë debateve apo tubimeve zgjedhore. Gjatë fushatës për zgjedhje nacionale, ndaj partive ka pasur më shumë ankesa teksa vlera e përgjithshme e gjobave ndaj tyre ka qenë 651 mijë e 100 euro

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Kosova News 16/10/2025 16/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C
08:20 -23/07/2026
Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika
08:18 -23/07/2026
Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?