KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PZAP-ja nuk e cilëson si gjuhë të urrejtjes parullën e Listës Serbe “Të gjithë për vëllain Milan” pas ankesës që bëri VV-ja
Politikë

PZAP-ja nuk e cilëson si gjuhë të urrejtjes parullën e Listës Serbe “Të gjithë për vëllain Milan” pas ankesës që bëri VV-ja

Kosova News
Kosova News 19:45 -17/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Parulla “Të gjithë për vëllain Milan”, e shfaqur në tubimin e Listës Serbe, nuk përbën nxitje të urrejtjes, ka konstatuar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Përpos që ia ka hedhur poshtë ankesën për këtë Vetëvendosjes, ngjashëm ka vepruar edhe me një tjetër adresuar kundër PDK-së.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka hedhur poshtë dy ankesa të Lëvizjes Vetëvendosje, njërën të bërë ndaj Listës Serbe e tjetrën ndaj Partisë Demokratike.

Vetëvendosje është ankuar ndaj Listës Serbe për nxitje të urrejtjes, kur në një tubim elektoral është përdorur parulla “Të gjithë për vëllain Milan”, me të cilën është deklaruar mbështetja për ish-nënkryetarin e partisë më të madhe të serbëve, Milan Radoiçiq, i cili duke qenë në arrati, ka marrë përsipër organizimin e sulmit terrorist në Banjskë.

Ndaj PDK-së, Vetëvendosja është ankuar për gjuhën e përdorur nga kandidati për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili, mes tjerash, ka thënë se të gjithë ata që nuk respektojnë Kushtetutën dhe Prokurorinë duhet të ngrehen zvarrë nëpër rrugët e Prishtinës.

- Reklamë -

Sipas arsyetimit të PZAP-së, të dy ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje janë të pabazuara, për shkak se nuk është vërtetuar shkelja e pretenduar.

Por, hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, tha se as në fushatën për zgjedhjet lokale nuk është duke munguar gjuha e urrejtjes.

“Sa i përket gjuhës, vërehet se subjektet politike kanë një fillim pakëz më të moderuar sesa që e kemi pasur ta zëmë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit por që prapëseprapë nuk mungojnë elementet e gjuhës nxitëse dhe të gjuhës së urrejtjes”, theksoi ai.

Në PZAP janë deponuar edhe pesë ankesa, me pretendimin për shkelje gjatë fushatës zgjedhore që ka nisur të shtunën.

E, Cakolli theksoi se ditët e para të fushatës janë më të zbehta krahasuar me atë për zgjedhjet nacionale.

“Përveç takimeve hapëse që partitë kryesore të paktën kanë mbajtur nëpër qendra, e veçanërisht në Prishtinë, është vërejtur që qasja e subjekteve politike është që ta koncentrojnë dhe ta decentralizojnë secilën fushatë në sa më të ngushta që mund të jenë lokalitetet përkatëse, në mënyrë që të ketë edhe shtrirje”, tha ai.

Fushata zgjedhore zyrtarisht ka filluar të shtunën. Ajo është paraparë që të zgjasë një muaj, deri të dielën e 12 tetorit, kur zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të komunave, si dhe anëtarëve të kuvendeve komunale.

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Kosova News 17/09/2025 17/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
17 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?