KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Putini urdhëron stërvitjen masive të forcave bërthamore ruse
Botë

Putini urdhëron stërvitjen masive të forcave bërthamore ruse

KosovaNewss
KosovaNewss 22:56 -29/10/2024
Shpërndaje
MOSCOW REGION, RUSSIA - AUGUST 12, 2021: Russia's President Vladimir Putin is seen in his office in the Novo-Ogaryovo residence during a videoconference meeting with the acting head of Russia's Republic of Tuva, Khovalyg. Alexei Nikolsky/Russian Presidential Press and Information Office/TASS Ðîññèÿ. Ìîñêîâñêàÿ îáëàñòü. Ïðåçèäåíò Ðîññèè Âëàäèìèð Ïóòèí âî âðåìÿ âñòðå÷è â ðåæèìå âèäåîêîíôåðåíöèè ñ âðåìåííî èñïîëíÿþùèì îáÿçàííîñòè ãëàâû Ðåñïóáëèêè Òûâà Âëàäèñëàâîì Õîâàëûãîì â Íîâî-Îãàðåâî. Àëåêñåé Íèêîëüñêèé/ïðåññ-ñëóæáà ïðåçèäåíòà ÐÔ/ÒÀÑÑ
Shpërndaje

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar të martën stërvitje masive të forcave bërthamore të shtetit, duke përfshirë aty edhe lëshueset e raketave, teksa vazhdon të përshkallëzojë tensionet me Perëndimin, për shkak të luftës së nisur në Ukrainë.

Duke folur me liderët ushtarakë përmes video-lidhjes, Putin ka thënë se stërvitjet do të simulojnë veprimet e zyrtarëve më të lartë për përdorim të armëve bërthamore, dhe do të përfshijnë lëshim praktik të raketave me kapacitet bërthamor, dhe atyre lundruese.

Putin, i cili e ka përmendur vazhdimisht forcën bërthamore, sa herë që Perëndimi e ka rritur mbështetjen për Ukrainën, ka theksuar të martën se arsenali bërthamor i Rusisë vazhdon të jetë “garantues stabil i sovranitetit dhe sigurisë së shtetit”.

“Duke marrë parasysh rritjen e tensioneve gjeopolitike dhe kërcënimet e reja, është e rëndësishme për ne që të kemi forca strategjike moderne që janë gjithmonë gati për luftë”, ka thënë ai, duke rikonfirmuar se armët bërthamore të Rusisë i sheh si “masën më ekstreme për ruajtje të sigurisë”.

Putin ka thënë se Moska do të vazhdojë të modernizojë forcën bërthamore, do të pozicionojë raketa të reja me precizitet më të lartë, me shpejtësi më të madhe në nisje, dhe me kapacitete të rritura për t’i tejkaluar mbrojtjet raketore.Muajin e kaluar, lideri rus ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s, që lejimi i Ukrainës për të përdorur armë perëndimore me rreze të gjatë për të sulmuar thellë në Rusi, do të fuste NATO-n në luftë me shtetin e vet.

Ai e ka përforcuar mesazhin e tij duke e prezantuar një version të ri të doktrinës bërthamore që e konsideron sulmin konvencional ndaj Rusisë nga një shtet jobërthamor që mbështetet prej një force bërthamore, si sulm të përbashkët të të dyjave ndaj shtetit të vet – një paralajmërim i qartë për SHBA-në dhe aleatët e Kievit.Putin, po ashtu, e ka përmendur që në doktrinën e re parashihet edhe përdorimi i armëve bërthamore në rast të një sulmi masiv.

Manovrat e së martës janë vazhdimësi e një serie të stërvitjeve tjera të forcave bërthamore të Rusisë.Më herët gjatë vitit, ushtria ruse ka zhvilluar stërvitje të përbashkëta ushtarake me aleaten e Moskës, Bjellorusinë, në territorin e së cilës janë pozicionuar disa armë bërthamore taktike të Rusisë./REL

Gjithashtu lexoni:

Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin, Kosova e Bosnja më të cenueshme

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

U vra nga sulmet e SHBA dhe Izraelit/ Caktohet data e funeralit të ish-udhëheqësit të Iranit, Ali Khamenei

OBSH paralajmëron Europën: Kriza e të nxehtit po merr mijëra jetë

“Po përparojmë çdo ditë”/ Putin: Rusia ka mbi 700 mijë ushtarë të vendosur në Ukrainë

KosovaNewss 29/10/2024 29/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe
14:00 -14/06/2026
Bajraktari: Pezullimi i hetimeve ndaj Radoiçiqit nuk nënkupton mbylljen e rastit
13:36 -14/06/2026
Bekë Berisha dhe Burim Ramadani mbesin jashtë Kuvendit, shkak kuota gjinore
13:32 -14/06/2026
Njëri nga të arrestuarit për krime lufte në rastin “Reçaku II” është punëtor i Postës së Serbisë nga Poneshi i Gjilanit
13:24 -14/06/2026
Përballë sfidës me qentë endacakë, organizatat vendore dhe holandeze sigurojnë 50 mijë euro për sterilizim
12:51 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?